Në fokus

August 16, 2018 | 10:43

Kurthet mendore dhe kombinimet psikopatogjene

 

 

Nëse secili prej psikokurtheve të përshkruara der tani ngurtësohen në ripërsëritjen e tepërt, është e qartë që shpie në drejtimin e realitetit patologjik dhe na bën të gërmojmë “një gropë nën këmbët tona” pra “vet bie dhe nuk di si të dalë”, që do të thotë: nëse një individ vendos kurthe të ndryshme, kombinimi i tyre bëhet vërtet invalidues, deri në pikën e një forme të vërtetë të psikopatalogjisë.

 

Dr. Elton Kazanxhi Psikolog – Specialist në Psikotraumatologji Themelues i “EMDR ALBANIA & EMI ITALY) |  www.emiritalia.com

Tipari karakteristik i pothuajse i gjithë punës sime, por besoj “të gjithë terapistëve strategjik” si dhe të studiuesve ka qenë dhe është studimi në mënyrë empirike-eksperimentale se si qeniet njerëzore ndërtojnë shumicën e patologjive psikike-sjellore përmes “ripërsëritjes së zgjidhjeve falimentare” në fushën e dinamikës personale, relacionale dhe sociale.

Gjatë ndërhyrjeve kërkimore, janë formuluar në një kohë të shkurtër edhe falas qasjet e quajtur “Brief solution therapy” protokollet reale të trajtimit për shumicën e formave të psikopatologjisë, duke përdorur si target kurthet “ vet-mashtrimet” e përsëritura nga subjekti si objektiva terapeutike. E gjithë kjo ka mundësuar që sot të kemi një hartë të përpiktë dhe rigoroze të skenarëve të përpjekjeve të veçanta patogjene për çdo formë të çrregullimeve psikologjike.

Në faqet e tjera do përshkruajmë në mënyrë të aksesueshme jo-specialistike kombinimet e psikokurtheve, që në përsëritjen e tyre çojnë në forma të çrregullimeve psikiatrike dhe psikologjike. Por edhe përsa i përket trajtimit të tyre, që do të thotë strategjitë e psiko-zgjidhjes, për arsye të hapësirës dhe kompleksitetit të ekspozimit, do të ofrohet një ekspozitë e shkurtër që i referohet menjëherë teksteve dhe artikujve të specializuar mbi protokollet e psikoterapisë së shkurtër “ekletike” dhe “strategjike” që në terren janë treguar më efektive dhe më efikase.

 

Psikokurthi i fobisë

Fusha e frikës patologjike është padyshim më e gjerë për numrin e njerëzve që vuajnë prej saj, aq shumë saqë në vitin 2015 Organizata Botërore e Shëndetësisë e përkufizoi atë si çrregullimin më të rëndësishëm në mesin e sëmundjeve njerëzore, pasi ai prek më shumë se 20% të popullsisë. Llojet e psikopatologjisë fobike janë të shumta dhe të diferencuara në atë që i shkakton ato: frika e humbjes së kontrollit dhe çmendia, skuqja në publik, vuajtja nga klaustrofobia, frika e vdekjes nga një sëmundje e pamëshirshme, fluturimi, deri në zoofobi.

Sa i përket mënyrës në të cilën, duke filluar nga stimulimi, arrijmë në psikopatologjinë reale, mekanizmi është i njëjtë. Me fjalë të tjera, çdokush që vuan nga një çrregullim fobik, pavarësisht nëse është sindromi i një ataku paniku, agorafobia apo diçka tjetër, ripërcakton “tri zgjidhje të tentuara jo-funksionale”:

  • Shmangia;
  • Kërkesa për siguri dhe ndihmë;
  • Kontrolli që shkakton humbjen e kontrollit.

Siç kemi ilustruar më sipër kombinimi i këtyre tri mënyrave kundërproduktive të reagimit ndaj frikës shkakton në pak muaj një patologji fobike. Fobiku kombinon në një mënyrë eksplozive këto tri kurthe dhe vetë i ushqen ato në mënyrë të pavetëdijshme.

Është e rëndësishme të vëmë re se si të tre psiko-kurthet i përkasin klasës së veprimit. Nuk është një rast, fobiku në fakt nuk është dikush që mendon shumë: frika se çfarë mund të ndodhë, e mban në mënyrë konstante në alarm, duke e penguar atë që të projektojë veten në të ardhmen, dhe duke e detyruar të luftojë me të tashmen e menjëhershme. Ai është i ndërgjegjësuar për të përballuar në mënyrë automatike dhe të menjëhershme frikën: në këtë rast ankthit (ndjesi) i shtohet frika paraprake për një të ardhme të pashmangshme dhe të frikshme. Fobiku është më shumë një parandalues-kortikal racional të memories emotive, korteksa e tij është gjithmonë në punë, si një roje që do të mbrojë territorin, shpesh ka një aktivizim neuroceptiv disa herë  traumatike – Porges (2015), Maclean (2015), Kazanxhi ( 2017). Për më tepër, fobiku tenton të mos mendojë për të kaluarën e tij, e cila është përjetuar si diçka për të cilën pacienti tashmë e ka kaluar, pra e ka përpunuar.

Te fobiku shfaqet kujtesa e brendshme dhe ndijesore “visherale-sensoriale” që mban ndjenjat e përjetuara të së kaluarës dhe të frikshme, Porges-Mc Lean (2015). Ata janë vazhdimisht aktivë, pra neuroceptimi është i aktivizuar shpesh edhe pa një stimul real: sepse mendja vetëndërton atë që më pas i frikësohet.

Mendja e fobikut është gjithmonë “në peng” të një frike fillestare. Natyrisht ekzistojnë gravitete të ndryshme:

• situatë e lehtë  kur subjekti i nënshtrohet frikës në situata apo kushte të caktuara kërcënuese, por nuk është invaliduese, pra s’ka pasoja në aktivitete të përditshmërisë.

• mesatare kur subjekti është i plotësisht mposhtur nga frika para situatave ose kushteve të frikshme, por jashtë këtyre situatave jeton në mënyrë normale;

• të rënda, kur subjekti është plotësisht “invalid” dhe nuk mund të menaxhojë frikën, e cila shpesh kthehet në panik. Në rastin e këtij të fundit tre psiko-kurthet janë sigurisht të aplikuara në ekstrem, ndërsa në dy të parat nuk kanë arritur akoma në një përgjithësim. Pra tentimi dhe kontrolli reagimeve, por pa ia dalë mbanë, është skenari që shpie në burgosjen e frikës.

 

Strategji të psiko-zgjidhjes

Është e qartë se një terapi “psikologjike” e efektshme duhet të synojë të thyejë rrethin vicioz kundërproduktiv që vetë individi vepron dhe ndërton, përmes përpjekjeve të tij (përpjekje të dështuara) për të menaxhuar frikën. Prandaj mund të mendojmë se është e mjaftueshme t’i shpjegojmë subjektit skemat, gabimet dhe t’i kërkojme atij të korrigjojë sjelljen e tij; siç e kemi sqaruar në disa raste, çdo sistem i gjallë i reziston ndryshimit dhe ekuilibrit të tij edhe kur duket qartë se është jofunksional.

Prandaj nuk është kaq e lehtë që fobiku të ndalojë: evitimin, kërkimin e sigurisë dhe kërkimin e ndihmës, për të kontrolluar atë që nuk mund të kontrollohet. Teknika fillestare që vet këshillojë, por edhe themelore për terapinë strategjike, që shpie subjektin të dalë nga burgu i frikës psikologjike, është teknika quajtuar “fantazisa më e keqe”: të udhëzosh personin të mësojë ta shohë në fytyrë frikën, për ta transformuar në kurajë, siç thotë një tabelë e lashtë sumeriane: “frika e parë në fytyrë transformohet në kurajë, frika që shmanget bëhet panik”.

Në terma më praktike: personi duhet të mëosojë të thërrasë vullnetarisht të gjitha imazhet, apo fantazitë më të këqija mendore, të cilat zakonisht fobiku ka prirjen që t’i shmangë, sepse vuan nga frika.

Përjetimi i këtij lloj ushtrimi krijon “efektin paradoksal” të eliminimit të ndjenjave të frikshme. Metaforikisht është sikur të evokosh një fantazmë, pastaj ta prekësh atë dhe ta bësh të zhduket çdo herë. Nëpërmjet kësaj metode, personi mëson të zotërojë mbi frikën e tij patologjike (Watzalavick 1993; Haley 1995;).

Në disa raste “traumatike” e kam perdorur mbi qindra pacientë si një ndërhyrje psikoedukuese apo psikokorrektive dhe në mbi 90% të rasteve, kam pasur rezultate që zgjidhin çrregullimin e panikut apo të fobisë brenda disa muajsh dhe pa përdorur medikamente. Megjithatë, në rastin e të gjitha çrregullimeve fobike dhe obsesive, kemi një variant të psiko-kurthit siç është ajo e kërkesës për ndihmë: “patericat kimike” – nëse në njërën anë zvogëlon simptomën e ankthit, në anën tjetër konfirmon paaftësinë fobike për t’ia dalë vetë.

Pra, nuk është e nevojshme t’i nënshtrohemi terapive të zgjatura ndër vite, të fokusuara mbi mendimin dhe arsyetimin e subjektit terapi të quajtuar sot si terapia top-down (Kazanxhi; Caretti; Ricci 2017,) sepse mekanizmat që ushqejnë frikën patologjike s’kanë të bëjnë plotësisht me ndërgjegjen dhe arsyetimin.

Referencat: Trappole mentali Nardone 2008
Arte Magica: NLP Bandler Grinder 1998

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top