Lifestyle

September 20, 2018 | 10:17

Kush është Gabriele Costanzo, djali i adoptuar i Maurizio Costanzo dhe Maria De Filippi

Ai është një djalosh i matur dhe i lumtur që qëndron pas skenave të programeve të suksesshme të nënës së tij. Ai punon për Fascino dhe përpiqet të qëndrojë larg vëmendjes, për aftësitë e tij menaxheriale dhe organizative.

Kjo foto e Gabriele Costanzo dhe “babait”, Maurizio, është bërë mjaft e përhapur në rrjetet sociale. Mbi të gjitha kjo shërbeu si shtysë për të mësuar më shumë rreth historisë fantastike të Gabriele, i cili, po ndjek gjurmët e prindërve të tij, po bën rrugën e tij në botën e televizionit, por “prapa skenave”. 

Gabriele Costanzo është djali i adoptuar i Maurizio Costanzo dhe Maria De Filippi, çifti e ka adoptuar atë në vitin 2004, kur ishte 12 vjeç. “Jam krenar, ai është një djalë i mrekullueshëm”, janë fjalët që Costanzo ka thënë kohë më parë.

Gabriele Costanzo punon me Maria De Filippi

Çfarë pune bën Gabriele Costanzo? Djali, i cili tani është 26 vjeç, punon prapa skenave të formateve të suksesshme të kryera nga nëna e tij, Maria De Filippi. Në fakt, ai punon për Fascino, kompani prodhuese në pronësi të nënës së tij, duke punuar ngushtë me ekipin përgjegjës për formate të tilla si “Amici di Maria De Filippi” ose “C’è posta per te”. 

Vendimi i tij për të qëndruar prapa skenave është gjithashtu për shkak të mungesës së krahasimit me prindërit e tij. Ai dëshiron të qëndrojë jashtë vëmendjes për aftësitë menaxheriale dhe organizative.

Gabriele Costanzo larg thashethemeve

Një djalë i tillë, me këtë mbiemër dhe me këta prindër, do të ishte shumë vështirë të qëndronte larg thashethemeve. Megjithatë, një nga veçoritë e Gabriele Costanzo duket të jetë zemërgjerësia dhe diskrecioni. Jeta e tij është e rezervuar dhe e mbrojtur nga pushtimi i thashethemeve. Duke qenë kështu, duket se Maria De Filippi dhe Maurizio Costanzo me të vërtetë që kanë punuar shumë me të: “Gabriele është një gjë e bukur, gjëja më e bukur që unë dhe Maurizio kemi bërë”. Me këto fjalë Maria De Filippi ka vulosur mirësinë e djalit.

Burimi / gossip.fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top