Këshilla & Arsye

September 20, 2018 | 10:37

Nga Lira Gjika / Përjetimet negative pengojnë zhvillimin normal të trurit të fëmijëve

Gjendjet psikoemocionale me ngarkesë negative, si zemërimi, frika, turpi, faji,vetmia, trishtimi etj., ndikojnë në transformimin biokimik në organizëm. Situata biokimike e vendosur, vazhdon të jetë prezente në organizëm edhe pasi ka përfunduar shkaku që krijoi situatën. Pikërisht pasojat e kësaj jetëgjatësie që provokohen nga situatat negative, janë në qendër të vëmendjes dhe studimeve të shkencëtarëve.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ata kanë arritur në përfundime se përjetimet negative provokojnë situata biokimike në organizëm që prishin procesin normal të zhvillimit dhe rritjes, në veçanti të masës trunore. Ata insistojnë se “terrori që përjeton një fëmijë, kur përballet me një prind të dhunshëm apo që e frikëson, nuk duhet nënvleftësuar, pasi është një frikë pa rrugëdalje.

Është një frikë pa rrugëdalje sepse pikërisht ata, prindërit, që duhet ta mbrojnë e ta duan, e tmerrojnë. Kjo frikë “prish” ekuilibrin e trasmetitorëve ngacmues të trurit si “glutamati” që është nga neurotrasmetitorët më të fuqishëm, i cili luan rol kryesor në aktivizimin neural, dhe sidomos vepron në sistemin limbik.

Sistemi limbik merret me memorien afatshkurtër, emocionet dhe ndjenjën e vetëdijësimit. Ky sistem me rëndësi të veçantë për njeriun, kërkon përkujdesje që në fillimet e jetës, pra në fëmijërinë e hershme, pasi mund të pengohet lehtësisht zhvillimi i plotë i këtij sistemi dhe pasojat vazhdojnë të shfaqen edhe në mosha madhore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top