Çiftet që përpiqen të kenë një fëmijë së bashku mund të përfitojnë nga marrëdhëniet dy herë në një natë. Shkencëtarët zbuluan se sperma e grumbulluar tre orë pasi një burrë ka kryer seks, noton më shpejtë dhe ka më shumë gjasa të fekondojë një vezë.
Duke përdorur spermatozoidet e prodhuara jo më shumë se 180 minuta pas derdhjes së fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se edhe normat e suksesit të fekondimit mund të rriten me një të tretën.
Gjetjet bien ndesh me mitin se një burri i duhet midis 24 dhe 36 orë për të ‘mbushur’ bankën e tij të spermës pas ejakulimit. Mostrat e spermës u morën nga 250 burra dy ditë dhe disa orë pasi ata ejakuluan së fundmi.
Studiuesit e udhëhequr nga Dr. Da Li në Spitalin Shengjing të Kinës, krahasuan vëllimin e spermës dhe shpejtësinë e tyre midis mostrave të ndryshme.
Steriliteti përfshin rreth 11% të grave dhe 9% të meshkujve në moshë riprodhuese në SHBA. Shifrat sugjerojnë se rreth një në shtatë çifte kanë vështirësi në “krijimin” e një shtatzënie në Mbretërinë e Bashkuar.
Burimi / oranews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.