Në fokus

September 5, 2018 | 15:04

Ky është tipi i femrave që i tremb meshkujt…

Studiuesit në Universitetin e Buffalos, Universitetin  Lutheran të Kalifornisë dhe Universitetin eTeksasit zhvilluan një seri studimesh për të parë se cilat gra dëshirojnë meshkujt dhe arritën në përfundimin se perspektiva e të pasurit një grua inteligjente ishte disi e frikshme.

Studimet u ndanë në dy pjesë.

Në të parën, 105 burrave iu caktua një situatë hipotetike për gratë që kanë më shumë ose më pak pikë se burrat në lëndën e matematikës ose në kursin e gjuhës angleze dhe u është kërkuar të imagjinojnë gratë si partnere romantike. Burrat renditën si më të dëshirueshme gratë që kishin më shumë pikë, studimi tha se “burrat kishin përshtypje të mira dhe treguan interes më të madh për gratë që ishin më inteligjente se vetë ata”.

Në studimin e dytë, i njëjti grup njerëzish u pyetën nëse do të krijonin marrëdhënie me gra më të mençura dhe do të largoheshin prej tyre, duke i klasifikuar si më pak tërheqëse dhe më pak të gatshme të kishin ndonjë kontakt ose të bënin një takim me ta. Autorët e studimit paralajmërojnë se nevojiten studime të mëtejshme mbi këtë temë, por besojnë se “kur ata ndjejnë rënien e tyre mashkullore, ata janë më pak të tërhequr nga gratë që qëndrojnë më lart se ta”.

Preferenca për gratë më pak inteligjente në jetën reale mund të jetë edhe për shkak të faktorëve të tjerë. Siç kanë theksuar autorët në studimin e botuar në revistën American Economics, “Kujdesi i burrave ndaj grave më të mençura ose më ambicioze mund të jetë për shkak të frikës së refuzimit nga këto gra”.

Një nga bashkautorët e studimit, profesoresha e psikologjisë Lora Park, tha se burrat që ndjehen të kërcënuar nga inteligjenca e një gruaje mund të përpiqen të përmirësojnë performancën e tyre në të ardhmen ose “të përqendrohen në aspekte të tjera të vetes që mund të jenë më të rëndësishme…” Prandaj: “Merrni hapa për të rritur vetëbesimin tuaj duke u fokusuar në vlerat dhe pikat e forta”.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top