Këshilla & Arsye

September 5, 2018 | 14:45

Simptomat që shfaq trupi, kur vuan nga mungesa e vitaminës C

Vitamina C është antioksidanti, antivirali, antibiotiku dhe antihistaminiku më i mirë në botë. Më poshtë do të mund të lexoni shenjat e dukshme që paraqet trupi kur vuan nga mungesa e vitaminës C.

Gjakrrjedhja e shpeshtë nga mishrat e dhëmbëve.

Është shenja më e dukshme e mungesës së vitaminës C, e cila ndihmon në sintezën e kolagjenit që është i rëndësishëm në forcimin e epitelit të mishrave të dhëmbëve. Në mungesë të saj, epiteli nuk mund ta mbrojë dot dhëmbin as nga bakteret, ndaj dhe shfaqet periodontit. Ndërkohë në të shkuarën, mungesa e vitaminës C, lidhej edhe me skorbutin, me rënien e dhëmbëve, si pasojë e dobësimit të mishrave të dhëmbëve.

Rënia e tepërt e flokëve.

Vitamina C ndihmon në rritjen dhe forcimin e flokëve, si pasojë e shtimit të përthithjes së zinkut në zorrë. Në kushtet e mungesës së saj, rrënja e flokëve bëhet më e dobët dhe flokët fillojnë të bëhen më shpejt me yndyrë. Mungesa e vitaminës C ndikon edhe në vonesën në rritjen e flokëve tuaj.

Epistaksis.

Epistaksis është gjakrrjedhja, apo hemorragjia nga hundët. Mekanizmi është krejtësisht i njëjtë me atë të mishrave të dhëmbëve. Mungesa e vitaminës C e dobëson epitelin, dhe sidomos endotelin e kapilarëve, duke çuar në shtimin e hemorragjisë edhe pa shkaqe të dukshme, p.sh trauma të ndryshme. Edhe në lëkurën e trupit ndodh po e njëjta gjë. Ajo bëhet e thatë dhe e skuqur në formë pullash, të cilat duken gati sikur do të gjakosen nga momenti në moment. Edhe plagët shërohen më ngadalë.

Ke dhimbje në artikulacione.

Kërci i kyçeve, apo artikulacioneve tona është i pasur me fibra të kolagjenit. Duke qenë se vitamina C luan rol vendimtar në sintezën e kolagjenit, është e kuptueshme që mungesa e saj, do të bëjë që të kemi sasi më të ulët të kolagjenit edhe në artikulacione, duke i bërë ato të dhimbshme jo vetëm në ecje, por edhe në qetësi.

Ke imunitet të dobët.

Vitamina C lidhet ngushtë edhe me forcimin e imunitetit. Jo më kot, në recetat e mjekëve për trajtimin e gjendjes së gripit, do të mund të lexoni edhe vitaminën C, e cila nuk ka efekte anësore dhe përthithet në sasinë që trupi e ka të nevojshme. Mungesa e saj bën të mundur shfaqjen e shumë infeksioneve, apo virozave të ndryshme, të cilat bëhen ndonjëherë edhe të vështira për t’u trajtuar apo për t’u përballuar nga vetë ne.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top