Radiografi

March 9, 2020 | 10:24

LA PORTA DELLA LUCE / Drita ideale për ambientin tënd

Pak dritë… Pak dritë…, për të shuar errësirën. Kjo ishte një nga dilemat e mëdha të njerëzimit, që prej epokës së zjarrit, deri në periudhën e ndritur të Edisonit, 140 vjet më parë. Sot jetojmë në epokën e teknologjisë moderne. Qirinjtë përdoren në torta ditëlindjesh dhe përshpirtje. Kandili me vajguri është zëvendësuar nga një prozhektor me bateri. Dhe nëpër ambientet e brendshme, as që mund të mendohen më urat e zjarrit. Aty tanimë ka veç llamba ekologjike të prodhimit inovativ. E megjithatë puna për përmirësimin e vazhdueshëm të ndriçimit vazhdon. Gjithë çështja shtrohet se si mund të “zëvendësohet” dielli. Duhet një ndriçim perfekt dhe në netët më të errëta e pa hënë, po aq sa lëshon hidrogjeni me heliumin e djegur bashkë, në mijëra kilometra largësi.

Nga Orjona TRESA | Foto Vlasov SULAJ

Ndriçimi është sot themelor në pothuajse çdo projekt, i cili është jashtëzakonisht diskret, por gjithashtu mbresëlënës dhe protagonist po aq. Gjithnjë e më shumë i përdorur në tavane dhe ndriçim inovativ LED, gjendur në të gjitha shtëpitë, ambiente zyrash, lokale, restorante, hotele etj. Nuk mungojnë kurrë llambadarët e dizenjuar sipas stileve të ndryshme, apo abazhurëve të dizajneve të ndryshme, të cilat mbushin plot dritë ambientin, duke i dhënë njëherësh personalitet.

Për t’i dhënë dritën kujtdo shpreh interesin për një ndriçim të shëndetshëm në ambientet ku ndan orët e tij të qëndrimit, “La Porta Della Luce” bën diferencën në përshtatshmëri midis luksit, cilësisë dhe konkurrencës së çmimeve. Garanci prej vitesh në fushën e ndriçimit, dhe jo vetëm, kjo kompani lider në qytetin e Elbasanit, dhe në mbarë Shqipërinë, gëzon një emër mjaft të mirë. Larmia e produkteve, dizajneve të përditësuara, konkurrenca, toleranca në përzgjedhje dhe shërbimi i ofruar në çdo cep të vendit, e bëjnë të meritojë një emër të veçantë, ashtu siç shenjtëria e dritës së Perëndisë, i ka dhënë dritë jetës në Tokë.

Indrit Tana, sipërmarrës i “La Porta Della Luce” na pret në ekspozitorin e vendosur në qendër të Elbasanit. Ndodhet në një kryqëzim kryesor, aty ku zgjatet porta hyrëse e qytetit. Na mirëpret në shouroom, duke na treguar gjithçka ka mundur të realizojë përmes vullnetit, pasionit dhe përkushtimit, për të arritur fryte të cilat sot me meritë i ndan dhe me të tjerë. Duke na rrëfyer për sakrificat e një djali të ri, që tanimë e kanë marrë shpërblimin, Indriti shpreh mirënjohje për atë që beson se ia dha mundësinë dhe aftësinë për të qenë ai që është sot, Zotin e tij. Nga drita e Tij, ai mundi të realizojë një të ardhme që sot ndriçon jetën e kujtdo, duke iu dhënë mundësi edhe atyre që nuk e kanë mundësinë.

Një magji dritash aspak bezdisëse, por përkundrazi, të nuancave të ndryshme, tejet relaksuese dhe konform komoditetit dhe shëndetit të syve. Stile klasike, neoklasike dhe moderne janë pasqyrim i trendeve të përzgjedhura nga fabrikat evropiane me të cilat “La Porta Della Luce” bashkëpunon. Për Indritin, ky rrugëtim është çdo herë mbresëlënës pasi në panairet e çdo muaji, pjesëmarrja bën që të zgjedhin nga afër modelet e kërkuara të kohës, të trajnohen si staf për shërbimet përkatëse dhe të sjellin dizajnet më të arrira nga dizenjuesit më të mirë europianë.

Jemi në një ambient me një dritë të veçantë në qytetin e Elbasanit. Një ambient që na jep dritën e duhur, frymëzimin dhe qetësinë e krijuar falë materialeve më cilësore të botës së ndriçimit evropian. Që nga llambadarët e mëdhenj që varen në tavan, tek abazhurët konikë statikë, tek dritat neonë, ndriçuesit ovalë, asimetrikë, vertikalë, e deri tek spotet disa ngjyrësh, një gjetje konform ngjyrave dhe dizajneve që arkitektët i sugjerojnë. Ka shumëçka në dekore, gërshetime stilesh dhe materialesh, që nga gurët e çmuar, veshjet prej metali, bronzi apo ari, e deri tek elementët natyrorë, siç është stilimi i drurit me dritat fiksuese, që na afrojnë edhe më shumë me natyrën. Për Indrit Tana, bashkëpunimi si grup i stafit, ku rëndësi më së shumti merr puna e arkitektit, ka bërë që projekte të shumta të lavdërohen e të sjellin akoma më shumë punë, për grupe të ndryshme interesi. Cilësia dhe garancia për një gamë të gjerë klientësh fillon që nga shtëpitë, bizneset, zyrat, hoteleria etj. Natyrisht që një sipërmarrje e tillë ka përfshirë edhe një sërë shërbimesh të tjera, bashkëngjitur një pune zinxhir, duke ofruar gamë të gjerë të produkteve që kanë të bëjnë me sigurinë, kamerat, citofoninë gjithashtu me kamera dhe kasaforta sigurie.

La Porta Della Luce përqafo risitë!

Elegancë dhe dritë në Porta Della Luce Juxhin Shishmani, është njëri nga arkitektët e kompanisë, i cili na ofron idetë e tij rreth rëndësisë që ka ndriçimi. “Si një nga hallkat kryesore të projektit, aty marrin jetë të gjitha planet dhe volumet. Fillon të krijohet skenografia. Ndriçimi ndihmon shumë, por ky shouroom në La Porta della Luce, është një derë që na çon drejt një drite ideale. Jo pa qëllim trendet janë shumë mirë të përqafuara me risitë. Gama ndriçuese është goxha e madhe, kryesisht janë ndriçues modernë gërshetuar me metodat moderne, stil neoklasik dhe klasik. Elementë kryesorë janë druri, metali, floriri, bronzi etj. Bashkëpunojmë me firma prestigjioze, të cilët punojnë fort për dizajn unik”.

Por cilat janë disa nga modelet të cilat mund t’i gërshetojmë në arredime të ndryshme?

  • Shandanë klasikë, stil që jo vetëm nuk njeh kohë, por përqafon një lloj stili që na jep mundësinë për kombinime të ndryshme. Mbetet stoike përpara gjithë stileve të tjera. Antik, gdhendur me gurë, që i japin lojë dritës. Në mbrojtjen e portofolit e gjen pranë çdo lloji në kosto të mesme. Shandani i madh kërkon shumë hapësirë në banesë.
  • Ndriçues neoklasik, i cili preferohet më shumë, gërshetim i stilit klasik, dhe atij modern, bëhet një lehtësim në pjesët e detajeve dhe dukjes nga pjesa e emblemave, gurëve dhe vjen në një trajtë më të lehtë. Vendoset në soxhorno, duke qenë se hapësirat janë më të mëdha, por edhe në dhomat martesore, sidomos kur ndriçuesi është i karakterizuar nga pjesët e kristaleve.
  • Kontakti me natyrën, detaje që falë dizajneve gjenden edhe në Elbasan. Ndriçuesi me bazë druri, ndër më të veçantit në sallon, më autentikë. Dizajneri që e ka projektuar ka marrë shtysë nga degët e pemëve, duke ndërthurur ambientin ku ne jetojmë me natyrën, duke implementuar pjesën e ndriçimit. Më shumë i shfrytëzueshëm mund të jetë në ambientet e vilave, por që janë në formën e një dubleksi, që kanë një lartësi të konsiderueshme, që të mund të na krijojë një lloj skenografie, ose dhe në qendër të një soxhornoje. Materiali është dru natyral, duke e shndërruar atë në një ndriçues ekologjik.
  • Luksi që na jep stili modern, është se ka një gamë shumë të gjerë, si në produkte, ashtu edhe në ngjyra apo materiale. Mund të shohim ndriçuesit klasikë, që janë të një dizajni shumë hightech, ku mund të shohim dhe pjesën e LED-it të inkorporuar, mund të veçojmë edhe pjesën e ndriçuesve tavanorë, ku janë të inkorporuara dy materiale, metal i zi dhe imitim i pjesëve të floririt, apo qoftë dhe efektit bronz.

Kërkesë për të lartësuar imazhin e një ambienti të brendshëm dhe jo vetëm, por edhe për një lloj qasjeje që ka të bëjë me të ardhmen. Pjesa e stilit modern është gjithmonë avantgard, dhe njerëzit i pëlqejnë gjithmonë tendencat e reja. Preferohen gjithnjë e më shumë ndriçuesit që janë të ndërthurura me dy lloje komponentësh. Kryesisht te betoni me hekurin, qoftë druri me pjesën e metalit të zi, ose metali me pjesët e bakrit apo floririt.

“La Porta Della Luce”, ambienti juaj ndriçohet tek ne!

“La Porta Della Luce” është një kompani me inovacionin teknologjik tepër të lartë falë dhe një strukture organizative fleksibël. Kompania ka gjetur shtrirje në tregun shqiptar dhe gjithnjë e më tepër po përpiqet të shtrihet në të gjithë territorin Ballkanik, duke pasur si qëllim diversifikimin gjeografik. Marrëdhëniet me kompanitë e huaja sjellin tashmë një pafundësi eksperiencash dhe një teknologji të avancuar të një cilësie të pakrahasueshme. “La Porta Della Luce” bashkëpunon me kompani të një rangu tepër të njohur. 

Ajo ofron shumëllojshmëri zgjidhjesh inovative falë gamës së gjerë të produkteve të disponueshme në kohën reale të kërkesës. Avantazhi karakteristik i kompanisë është dhënia e zgjidhjes optimale në bazë të nevojave të perceptuara dhe të kërkuara të klientit, vlerësim i kujdesshëm i raportit cilësi/çmim të shërbimit të ofruar. Objektivi i kompanisë është të ofrojë një shërbim tepër cilësor falë kapacitetit dhe kualifikimit teknik të personelit aktual. Inxhinieri dhe arkitekti i kompanisë janë pranë shouroomit, në dispozicion për të ndihmuar në zgjidhjen e kërkesës së klientit.

Kompania ofron tregtimin me pakicë dhe shumicë të abazhurëve për çfarëdolloj ambienti të apartamenteve ose bizneseve tuaja:

  1. Ndriçues mural me ndriçim nga të dyja anët
  2. Ndriçues metalik, model modern, në formë kafazi
  3. Ndriçues për apartamente, të varur ose tavanor. LED dhe ndriçim natyral
  4. Ndriçues për kuzhinë gatimi, kënd gatimi, dhomë gatimi për apartament
  5. Ndriçues salloni, ndriçues salloni modern, dizajn minimalist
  6. Ndriçues me varje dekorative për dhomë gjumi
  7. Ndriçues dhome, me kompozim tresh
  8. Ndriçues i varur në mur, i fokusuar me ndriçim neon
  9. Spot ndriçimi për ambiente të jashtme restorantesh
  10. Shirit LED linear për mure, ideal për zyra.

Këto dhe shumë modele të tjera do t’i gjeni në ekspozitorin e “La Porta Della Luce” në Elbasan.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top