Në fokus

September 6, 2018 | 15:07

Lajmet e kronikës së zezë, burim stresi

Në ditët e sotme lajmet e kronikës së zezë janë të shumta. Fatkeqësisht këto lajme përcjellin stres edhe te dëgjuesit apo lexuesit. Sipas një studimi kanadez, femrat stresohen shumë më tepër se sa meshkujt, pasi ata i harrojnë më shpejt këto lajme.

Tashmë jemi të përditësuar nga mediat për gjithçka ndodh. Por cilat janë efektet e lajmeve të këqija dhe sa ndikojnë ato në stresin që shkaktojnë? Te meshkujt nuk ka ndryshim të dukshëm të nivelit të kortizolit dhe nuk duket se rritet kur dëgjojnë ngjarje të trishta. Sipas studimit ata kanë tendencën t’i mbajnë më tepër mend lajmet negative krahasuar me ato pozitive apo me përmbajtje neutrale.

Sipas rezultateve të studimit, për femrat lajmet e këqija mund të jenë burim stresi dhe e kanë të vështirë t’i harrojnë menjëherë ato.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top