Këshilla & Arsye

September 6, 2018 | 15:01

Pushimet verore mbaruan: ja se si ta mbajmë sa më gjatë nxirjen

Pushimet verore lënë te ne një shenjë mjaft të bukur, pikërisht ngjyrën e bronztë të lëkurës. E kjo ngjyrë na e bën edhe më të lehtë rikthimin në përditshmëri, duke na përmirësuar humorin.

Për këtë arsye, objektivi është sesi ta ruajmë këtë ngjyrë sa më gjatë të jetë e mundur. Gjëja e parë që duhet të dimë është se qelizat e lëkurës kanë një cikël jete prej 28 ditësh, që do të thotë se ngjyra jonë e bronztë humbet. Por ka disa rutina bukurie që “zgjasin jetën” e tyre.

Dielli “nuk përfundon”– Për fat të mirë, rrezet e diellit janë në dispozicionin tonë edhe në qytet. Nuk janë si ato në plazh, për shkak dhe të lagështirës në qytet, por sa më shumë të ekspozohemi aq më gjatë e ruajmë nxirjen.

Mos e lani lëkurën– Preferoni dushin në vend të një larjeje të shpejtë. Duke zhytur gjithë trupin në ujë forcon lëkurën dhe ruan më gjatë ngjyrën.

Mbi të gjitha hidratim– Është aleati jonë më i mirë. Pas çdo dushi përdorni krem në të gjithë trupin për të ruajtur butësinë dhe elasticitetin.

Në pjatë dhe në gotë– Ushqimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm për qelizat e lëkurës. Mund të zgjedhim frutat e stinës, duke u fokusuar te ato me ngjyrë portokalli si karota, apo kajsia etj.

SCRUB – Kjo mund të duket paradoksale, por për të ruajtur një epidermë të gjallë dhe të ndritshme, është e nevojshme për të hequr qelizat e vdekura. Një shtresë e lehtë dhe delikate, që do të përdoret një herë në javë, është hapi i parë për të mirëmbajtur lëkurën tuaj.

 

Burimi / PanoramaPlus ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top