FB

February 24, 2021 | 8:14

Le të ndjekim gjërat që i hapin rrugë paqes dhe që ndërtojnë përsëri marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin!

Përgatiti Blerina Mërtiri, mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

 

 

Rregulli më i rëndësishëm i jetës është ky: Bëj paqe me veten dhe me njerëzit që të rrethojnë. Paqja është koncepti i mirëqenies harmonike dhe lirisë që shoqërohet me mungesën e luftës dhe dhunës. Paqja në sensin psikologjik pasqyron një gjendje të shëndetshme të qetësisë dhe harmonisë.

“Paqja psikologjike” sjell “paqen e sjelljes”. Përvetësimi i një “natyre të qetë paqësore” për veten dhe të tjerët mund të kontribuojë në zgjidhjen e interesave konkurruese, në dukje të papajtueshme. Le të bindemi e të bëjmë paqe me veten se kjo është pjesë e natyrshme jetësore dhe ekzistenciale.

1Në ditët e sotme është e vështirë të gjesh paqen e vërtetë. Edhe njerëzit që i përkasin të njëjtit komb e që flasin të njëjtën gjuhë, shpesh janë të ndarë nga ana fetare, politike dhe shoqërore. Paqja që duhet të ekzistojë në përgjithësi me veten dhe mes nesh nuk është e rastësishme. Paqja që mund të gëzojmë mes nesh nuk kufizohet vetëm duke mos i bërë keq njëri-tjetrit, por shkon edhe më tej. Të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve.

Si mund të përpiqemi të ruajmë paqen kur dikush ka bërë diçka kundër nesh?

A duhet të presim të vijë e të na kërkojë falje?

Ç’duhet të bëjmë nëse e kemi tepër të vështirë t’i mbyllim sytë para një padrejtesie që është bërë kundër nesh?

Pse duhet të jemi të shpejtë për t’i ndrequr mosmarrëveshjet?

Të gjitha janë pyetje që nuk duhet të na shqetësojnë, por duhet t’i ndreqim shpejt mosmarrëveshjet, njëlloj siç mjekojmë një plagë që të shërohet shpejt. Të mos lejojmë që krenaria, smira ose rëndësia e tepruar që mund t’u japim gjërave materiale, të na pengojnë t’i zgjidhim mosmarrëveshjet.

Kur një mosmarrëveshje përfshin shumë veta, le të ndjekim ato gjëra që i hapin rrugë paqes dhe që ndërtojnë përsëri marrëdhëniet e mira me njëri-tjetrin. Kjo është e vështirë të realizohet në një botë ku njerëzit kanë prejardhje, temperamente dhe personalitete të ndryshme.

Ka shumë gjëra, të cilat shumë prej nesh përpiqen t’i mbajnë të fshehura nga vetja, dhe nga ata që na rrethojnë. Gjëra që na  shkaktojnë shumë dhimbje, shpenzim kohe, duke menduar vuajtje, gjëra që perceptohen nga mendjet tona si të errëta, të shëmtuara dhe të dhimbshme, gjëra që dëshirohen të harrohen që kanë ndodhur.

Të gjitha këto pyetje do të na mundojnë derisa të mos e pastrojmë veten nga mendimet e errëta, derisa të mos i shërojmë të gjitha plagët tona të kaluara, dhe derisa të mos sjellim dritë në botën tonë që e mendojmë të errët.

E djeshmja iku.

E nesërmja akoma s’ka ardhur.

Kemi vetëm të sotmen, e cila është në dorën tonë për t’u jetuar në paqe.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top