FB

March 25, 2023 | 9:09

Ledi Smile / E vetmja klinikë që rregullon buzëqeshjen në pak orë, pa gërryer dhëmbët

Ledismile, 17 vitet e një sipërmarrjeje të konsiderueshme tanimë me zgjerimin në një qendër multifunksionare dentare. Klinika Dentare Ledismile është diçka që ka të bëjë me estetikën dentare, me buzëqeshjet ideale, me buzëqeshjen në modë, e cila lidhet me trendin e një zonje/zotërie të kuruar, që kujdeset për veten dhe sidomos për detajet. Klinika Dentare Ledismile njihet për detajet që bëjnë diferencën e tanimë është shndërruar në një markë për të arritur një buzëqeshje ideale, madje e vetmja që e bën brenda ditës.

Organizimi i shërbimeve në klinikë Shërbimet pranë Klinikës Dentare Ledismile janë:

• Profilaksi orale;

• Trajtimi i higjienës orale;

• Mirëmbajtje e dhëmbëve dhe e gingivave (mishrave të dhëmbëve);

• Periodontologji,

• Trajtimi i erës së gojës (halitoza);

• Zbardhje e dhëmbëve mesatare dhe profesionale;

• Heqje gurëzash, mjekim mishrash;

• Parandalimin e prishjes së dhëmbëve të sapodalë me anë të sixhilimit;

• Terapia, mbushja e dhëmbëve;

• Endodoncia, trajtimi i kanaleve të dhëmbëve;

• Kirurgjia me mjekë specialistë;

• Ekstraksionet (heqjet e dhëmbëve);

• Rezeksionet apikale (operacionet e rrënjëve);

• Impiante me markat më të njohura gjermane, si Bredent;

• Ortodoncia, drejtimi i dhëmbëve me mjekë specialistë;

• Ortopedi = Protetikë, vendosja e dhëmbëve të të gjitha llojeve, kurora zirkoni tek e tek, kurora full zirkoni mbi impiante, rehabilitime totale me punime fikse mbi implante, proteza të të gjitha llojeve.

Teknologjia e fundit

Nga viti në vit Klinika Dentare Ledismile investon në blerjen e aparaturave me risi teknologjike, të gjitha perëndimore. Njëra prej tyre e përqafuar para shtatë vitesh është U-veneers, një teknologji e re për të bërë faceta dentare, në një të pestën e kohës së mëparshme. E veçanta është që përveç fitimit të kohës, risitë në teknologji të japin mundësi të bësh një punë mini invazive me indet. Me pak fjalë, pa gërryer dhëmbët, sot mund të kesh buzëqeshjen që dëshiron brenda ditës, dhe kjo është vërtet fantastike. E spikatur dhe në rangjet ndërkombëtare të estetikës dentare, doktoreshë Enkelejda Spahiu është pjesëmarrëse e rregullt e workshop-eve dhe konferencave shkencore që kanë të bëjnë me estetikën dentare dhe rehabilitimet totale të buzëqeshjes të bëra brenda ditës.

Trendi i dentistrisë

 

Trendi aktual në të gjithë botën është sa më pak invazivë në inde. Për moshat e reja janë të parapëlqyera këto lloj ndërhyrjesh, pa cenuar smaltin dhe dhëmbin. Të gjithë duam të kemi sa më shumë material dentar dhëmbor. Trendi tjetër është të shikosh si një të tërë tablonë dhe të mos ndërhysh vetëm në një apo dy probleme të çfarëdolloji. Rehabilitimet totale me rregullimin e problemeve funksionale mjekësore dhe estetike janë trendi aktual më i kërkuar dhe e veçanta e Klinikës Dentare Ledismile është se realizohen brenda ditës. 

 

 

 

Adresa: “Rruga Irfan Tomini”, pallati “Alfa”, Ap. “1”, Citofon “1”, Tiranë +355 42 32 07 72 | +355 69 51 22 299 | +355 69 48 12 005 | [email protected] | www.ledismile.com klinika dentare-ledismile | Uveneers by Dr Ledi | klinika_ledismile | ledismile_estetike

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.177, muaji Mars

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top