Këshilla & Arsye

November 21, 2017 | 11:43

Lehtësimi i ankthit të rëndë tek fëmijët

Terapia e sjelljes duhet të kombinohet me ilaçe për ankthin e fëmijërisë.

1

Barnat kundër ankthit mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave të ankthit tek fëmijët dhe adoleshentët. Sipas gjetjeve të reja të raportuara më 2 tetor në Journal of Clinical Child & Adolescent Psycology, megjithatë, fëmijët që kanë simptoma ankthi të rënda ka gjasa të kenë nevojë të dyja, terai të sjelljes dhe ilaçe.

Studimi, i drejtuar nga Michael H. Bloch, është një analizë më e hollësishme të një studimi tëpublikuar më parë, në të cilin fëmijët dhe adoleshentët me çrregullime ankthi u caktuan rastësisht për të marrë ose terapi njohëse të sjelljes (CBT), ilaçin antidepresant sertralin (Zoloft), një kombinim i sertralinës dhe CBT ose një placebo.

Ndërsa terapia e sjelljes  e kombinuar me ilaçe u gjet të jetë më efektive, grupet që morën vetëm CBT ose sertralinë përjetuan gjithashtu një rënie të përgjithshme të simptomave të ankthit pas 12 javëve të trajtimit.

Bazuar në këto gjetje, të cilat u raportuan në vitin 2008, shumë mjekë dhe prindër kanë zgjedhur terapinë e sjelljes vetëm si një trajtim i parë për ankthin e fëmijërisë. Megjithatë, pas një vështrimi më të afërt të të dhënave, Dr. Bloch dhe kolegët,thonë se pacientët me simptoma të rënda mund të jetë më mirë të fillojnë me terapinë e kombinimit.

Nga 448 fëmijë dhe adoleshentë me çrregullime të përgjithshme, sociale ose ankthi që morën pjesë në sprovë, 220 kishin simptoma që konsideroheshin të rënda. Ekipi gjeti se këta pacientë arritën të përmirësoheshin në sajë të kombinimit të sertralinës dhe CBT. Për individët me ankth të rëndë, normat e remizionit pas mjekimit ose vetëm terapisë së sjelljes  ishin të ngjashme me ato të pjesëmarrësve të studimit të cilët morën jë placebo.

Ekipi po ashtu hetoi faktorët që mund t’i bëjnë fëmijët rezistent ndaj trajtimit. Ata zbuluan se ankthi ishte më rezistent ndaj trajtimit tek fëmijët me prejardhje më të ulëta socio-ekonomike dhe në ata që ishin diagnostikuar me çrregullim obsesiv-kompulsiv (OCD).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top