Lifestyle

November 21, 2017 | 11:52

Bashkia Tiranë hap nismën “Dhuro një pemë”

Bashkia Tiranë ka rihapur nismën “Dhuro një pemë, 2017“ duke nxitur qytetarët që të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit. Kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë në jetën e tij.

dhuro-nje-peme

Sigurisht që mundemi, ne i duam donatorët e pemëve. Ju mund të zgjidhni llojin e pemëve dhe vendndodhjen për mbjellje”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Twitter.

Në dispozicion të të interesuarve ofrohet informacion mbi llojin e pemës dhe moshën e saj sipas standardeve të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Për dhurimin e një peme informacioni për dhuruesin do pasqyrohet dhe promovohet në inventarët online të APR – Bashkia Tiranë. Për rastet e dhurimit në sasi të mëdha, subjekti/individi dhurues do të përfitojë edhe emërtim/pllakatë në parcelën përkatëse. Ndërkohë, dhuruesit do të ndihmohen gjatë procesit të mbjelljes nga APR.

Më poshte është linku ku mund të aplikoni për të plotësuar formularin ku mund të dhurohet një pemë:

http://aprtirana.al/une-dhuroj/dhuro-nje-peme/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top