Marrëdhënie

October 1, 2018 | 13:47

Lejoni t’ju duan, sepse një dashuri e bukur nuk të bën të vuash!

Lëreni veten t’ju duan, sepse dashuria e bukur dhe autentike nuk dëmton, nuk tradhton dhe nuk ju bën të qani. Dashuria që jep gëzim është ajo që ofrohet me zemër të hapur, është një marrëdhënie e pjekur dhe e ndërgjegjshme në të cilën boshllëqet nuk janë të mbushura dhe vetitë egoiste nuk lehtësohen.

Nëse mendojmë për këtë, ne do të kuptojmë se sa thellë është rrënjosur në kulturën tonë ideja se “dashuria e vërtetë na bën të vuajmë”; në realitet është e gabuar. Dhimbja dhe dashuria janë shumë të ndryshme. Një marrëdhënie e sinqertë e bazuar në reciprocitet nuk përmban elementë toksikë ose helmues.

Lejoni përjetimin e një dashurie të bukur, lejoni t’ju duan siç e meritoni, sepse dashuria e vërtetë nuk dëmton, sjell gëzim e jo hidhërim.

John Gottman, profesor i Universitetit të Uashingtonit, është një ekspert për marrëdhëniet në çift. Në një nga librat e tij, “Inteligjenca Emocionale në Çift”, ai shpjegon se sekreti i një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe të lumtur qëndron në njohjen se si duhet të reagojmë. Me këtë, profesori dëshiron të ngrejë nevojën për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të provuar veten për njëri-tjetrin interesin e sinqertë dhe të ndërsjellë dhe, mbi të gjitha, për të krijuar kuptime dhe vlera të përbashkëta.

Dashuria dhe shenja që lë në trurin tonë

Një nga karakteristikat më të shquara të njerëzve që arrijnë të krijojnë marrëdhënie në bazë të respektit, lumturisë dhe rritjes, është që të jenë në gjendje të duan sikur të mos ishin lënduar më parë, pa i derdhur partnerit të ri dhimbjen e mundshme të marrëdhënieve të mëparshme.

Por ka edhe individë në botë të cilët besojnë se dashuria dhemb, për shkak të përvojave të tyre të fundit. Nëse flasim për pakënaqësi, sipas një studimi të botuar në revistën “Journal of Neurophysiology”, truri ynë, para një ndarjeje ose një zhgënjimi emocional, reagon njësoj siç reagon ndaj dhimbjes fizike.

Për t’u marrë me situata të tilla delikate, një këndvështrim shumë interesant po zhvillohet në neurobiologjinë relacionale. Kjo teori përdor si pikënisje kryesore të saj idenë se truri ynë, në sajë të neuro-plasticitetit, është në gjendje të shërojë plagët e tij, gjurmët e dhimbjes.

Nëse mund të ndërtojmë inde të reja dhe të forcojmë ligamentet e neuroneve të prekura nga dhimbja e traumës emocionale, me siguri do të arrijmë një ekuilibër të shëndetshëm të brendshëm.

Dashuria e bukur, ajo që nuk dëmton dhe nuk të bën të qash

Dashuria e vërtetë asnjëherë nuk lëndon, është mungesa e dashurisë ajo që e bën këtë. Duhet të refuzojmë kategorikisht dashuritë që shkaktojnë lot. Ne duhet të kundërshtojmë idenë se mësimet e vërteta të jetës vijnë me vuajtje dhe se të gjithë, në një mënyrë apo tjetër, duhet të ndiejnë dhimbje për t’u rilindur.

Epo, lumturia na mëson shumë gjëra. Dashuria e sinqertë nuk dëmton, nuk përpiqet të lëndojë dhe nëse duket një trishtim dhe një buzëqeshje e hidhur, partneri do të kërkojë arsyen dhe do përpiqet ta shmangë sa më shpejt.

Siç ka thënë dhe Erich Fromm, dashuria është mbi të gjitha një akt besimi. Mund të shihet si një kërcim në errësirë ku, edhe nëse askush nuk mund të garantojë se gjithçka do të jetë në rregull, ne nuk ngurrojmë të hedhim veten, të ofrojmë gjithnjë më të mirën. Të japim lumturi dhe kurrë hidhërim.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.lamiatempestaperfetta.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com