Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta përkeqësojnë situatën.
Trajtimi i lëkurës në dimër:
Dimri nuk është aspak miqësor me lëkurën dhe arsyet janë mjaft të qarta: i ftohti, era dhe shiu rrisin acarimin, skuqjen dhe çdo lloj tjetër të papërsosmërisë, që mund të vijë në mendje.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ekziston fakti që shumë prej nesh, edhe pa dashje, bëjnë gabime në rutinën e bukurisë.
Përdorni kremin e gabuar
Çdo lloj i lëkurës ka kremin e vet dhe duke përdorur çdolloj kremi që na del përpara është gabimi më serioz që mund të bëhet. Mos harroni se për lëkurën e thatë përbërësit më të mirë janë vaji i bajames, gjalpë shea, boronica, karota dhe luledielli, prandaj kërkoni produktet që i përmbajnë ato.
Mbani lagështi në lëkurë
Një rutinë e duhur e bukurisë, kërkon që brenda gjashtëdhjetë sekondave të pastrimit, të vendosni një tonik pa alkool, e ndjekur nga një krem hidratues që ndihmon lagështirën për të depërtuar thellë.
Mos i lëpini buzët
Lëpimi i buzëve mund t’ju japë idenë e luftimit të thatësisë, por në realitet pështyma vetëm tërheq lagështinë e brendshme të buzëve në sipërfaqe, ku avullon përmes një procesi osmozë, duke i lënë ata edhe më të thata. Më mirëpërdorni një zbutës.
Përdorni produkte specifike për dimër
Kur e kuptoni se lëkura juaj bëhet e kuqe dhe e irrituar, do të ishte mirë të shtoni disa produkte në rutinën tuaj të zakonshme të bukurisë, specifike anti-skuqëse dhe hidratuese për dimër.
Përdorni krem kundër diellit
Disa besojnë se, kur është ftohtë nuk ka diell dhe nuk ka arsye për të mbrojtur lëkurën. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar: rrezet UVA dhe UVB veprojnë gjithashtu nën retë më të dendura, kështu që ju kurrë nuk duhet të largoheni nga shtëpia pa aplikuar mbrojtje të mirë dielli.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.