Përfitimi i efektit kalori-djegës i lëkurës së mollës është treguar nga kërkuesit e “Fraternal Order of Eagles Diabetes Research Center” nga Universiteti i Iowa-s në SHBA. Kjo është meritë e një substance të veçantë, acidi ursolik, i cili bën të mundur djegien e kalorive të tepërta në pak kohë dhe në mënyrë të efektshme, zbret nivelin e përqendrimit të sheqerit dhe të lipideve në gjak.
“Ky acid – thonë studiuesit – rrit muskulaturën dhe shkrin yndyrnat”. Ajo që e bën lëkurën e mollës një aleat të shkëlqyer për shëndetin, është fakti se ajo ul rrezikun e zhvillimit të shqetësimeve dhe disfunksioneve si obeziteti, diabeti dhe patologjitë epatike.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.