Falë përmbajtjes së lartë të substancave antioksidante dhe anti inflamatore, lëngu i shtrydhur i rrushit ndihmon në ngadalësimin e rënies së funksioneve intelektuale, tipike në moshën e tretë.
Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga psikiatrët e “University of Cincinnati” në SHBA, duke ia dhënë këtë pije (gjysmë litri çdo ditë për 3 muaj) një grupi njerëzish me shenja fillestare të humbjes së memories. Gjithashtu, edhe një grupi tjetër njerëzish, studiuesit i dhanë një pije tjetër, të ngjashme në shije e aromë, por jo lëng rrushi. Ata që kishin pirë lëngun e vërtetë të rrushit më pas treguan përmirësim të dukshëm në memorie.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.