Në fokus

November 24, 2017 | 11:17

Lëreni fëmijën të bëjë gabime

Nuk është e lehtë të shohësh fëmjën duke bërë gabime,  ku mund të dëmtohet fizikisht ose mendërisht. Ju e ndjeni nevojën për ta mbrojtur atë në çdo mënyrë.

1

Por, në fund, ju e dini se ju nuk mund ta bëni atë përgjithmonë. Kështu që duhet ta lini fëmijën tuaj të bëjë gabime dhe të mësojë prej tyre. Është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e inteligjencës emocionale nxëni pas një gabimi.

“Të mësuarit për të kontrolluar zemërimin dhe frustrimin është bllok ndërtues për trajtimin e jetës. Shpesh parandalojmë fëmijët që të bëjnë gabime për t’i mbajtur ata të sigurt”, thotë John Buckner studiues i Harvard Medical School.

Por fëmijët e vegjël nuk kanë frikë të dështojnë. Vetëm kur bëhemi më të rritur mësojmë t’i tregojmë vështirësitë me turp. 

“Fëmijët kanë frikë të bëjnë gabime si rezultat i reagimeve të prindërve të tyre”, thotë psikologu i familjes Dr. Randy Cale. “Shumica prej nesh mund të kujtojnë një numër incidentesh të fëmijërisë sonë, kur ne ndihemi të pashpresë të nënçmuar dhe një rritje të  frikës lidhur me dështimin”.

Sipas Cale, shumë prindër janë të shpejtë në korrigjimin e  gabimeve të fëmijës së tyre, duke mos kuptuar se nuk i ndihmojnë vërtet. 

“Nëse lejon që një fëmijë të përpunojë ndjenjat, mund të mos të duhet të bësh ose të thuash gjë për gabimin e tij”, thotë Cale.

 Prindërit duhet të ndërhyjnë kur rrezikohet siguria fizike e fëmijës dhe kur pasojat e një sjelljeje të keqe nuk janë të menjëhershme, kështu që fëmija nuk e kupton atë që ka bërë.

Ekspertët gjithashtu theksojnë se ju nuk duhet ta shihni fëmijën tuaj si tablonë tuaj. Pavarësisht nga sa mund të ketë trashëguar nga ju, kjo nuk do të thotë se ai do të përsërisë gabimet tuaja.

Një nga dhuratat më të  mira që  ju mund t’i bëni fëmijës suaj është që të jetë në gjendje të marrë disa vendime të tijat. 

Lejojeni fëmijën të bëjë gabime! Jo vetëm që e forcon vendosmërinë e tij, por ndërtoni marrëdhënie besimi me të. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top