FB

March 8, 2023 | 12:42

Letër dedikuar grave të guximshme…

Kjo letër është për ju gra, që t’ju bëjë të ndiheni të rëndësishme dhe të kuptoni se sa të rëndësishme mund të jeni për njerëzit që ju duan. Këto fjalë, të shkruara nga Albert Espinola, janë të dedikuara për të gjitha gratë që ndonjëherë humbasin guximin për të vazhduar dhe ndihen të rrënuara

Çdo ditë, mos harroni se sa trime keni qenë, sa trime jeni dhe të guximshme. Çdo ditë, buzëqeshni me krenari për veten, për gjithçka që bëni, për atë që mund të bëni. Mos harroni se gjithmonë keni bërë hapin e parë në të gjitha rrethanat, dhe pavarësisht nga rëniet e pashmangshme, do të vazhdoni ta bëni këtë! Gjithmonë do të jeni një grua heroike për veten tuaj dhe shumë të tjerë. Gjithmonë keni marrë përgjegjësi për vendimet tuaja dhe pavarësisht se keni gabuar ose jo, ju i merrni ende. Kurrë nuk jeni trembur.

E gjithë kjo thotë shumë për ty… Keni parë familjen tuaj, keni qenë gjithmonë e para që zgjoheni dhe e fundit që keni shkuar në shtrat për të qetësuar trupin dhe shpirtin tuaj. Jeni një grua që nuk ka frikë të sjellë fëmijë në botë dhe t’i edukojë ata të mos kenë frikë të bien në dashuri, të udhëtojnë, të vendosin gjithë veten në një marrëdhënie. Mos harroni se keni ecur gjithmonë me kokën lartë, me dinjitet dhe me një vullnet unik. Jeni një shembull që duhet ndjekur, një model për tu imituar, një grua që do të lërë shenjën e saj në botë falë dashurisë dhe bujarisë që mund të japë. Nëse mendoni se sa larg keni udhëtuar, sa pengesa keni kapërcyer, sa “PO” dhe “JO”, keni shprehur, do të kuptoni se kalimi juaj në këtë jetë nuk ka qenë i kotë. Kuraja juaj gjithmonë i ka bërë fëmijët dhe burrin tuaj të lumtur.

Kuraja juaj lindi shtëpinë. Kuraja juaj krijoi buzëqeshje dhe gëzim kudo që shkuat. Kuraja juaj ka krijuar shembuj. Kuraja juaj ju ka bërë të fortë, ju ka dhënë dhuratën se si të doni më tepër se çdo gjë tjetër. Nëse keni shkruar një listë të të gjitha gjërave që mund të bëni në sajë të guximit dhe fuqisë suaj, do të kuptoni se mund të jeni krenare për veten tuaj: një luftëtare që luftoi dhe fitoi. Ju fitoni dita-ditës. Fitoni admirimin e atyre që janë pranë jush, fitoni dashurinë që meritoni dhe që ju jep forcën për të vazhduar edhe kur jeni shumë të lodhura. Tani nuk është koha të heqësh dorë, është koha për të ecur përpara krenare për veten dhe për të thirrur:

Unë jam një grua e mrekullueshme! Ji e lumtur dhe përpiqu të jesh gjithmonë e qetë, sepse e meriton më shumë se sa e imagjinon. Është falë teje dhe grave si ju, nëse bota është ende një vend i mirë për të jetuar. Mos harroni kurrë.

Faleminderit Gra!

 

 

 

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.177, muaji Mars

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top