Këshilla & Arsye

June 12, 2018 | 8:30

Letër nga një psikologe për një person me mendime suicidale

Kur ti të vish tek unë për ndihmë, unë dua të të ndihmoj ty. Shpresoj që ti do të ma lejosh këtë. Unë nuk mund t’i di sekretet e tua, pa fjalët e tua. Shpresoj që ti do të m’i thuash ato. M’i thuaj të lutem, mendimet e tua vetëvrasëse.

Adelina Pjetra, psikologe klinike, specialiste e liçensuar në BWRT, terapiste EMDR

Ti mund të ndjesh frikë për të m’i thënë mua, kur unë të pyes nëse po mendon për suicidin. Unë do të përpiqem që të të ndihmoj që të ndihesh i sigurtë. Unë nuk do të të gjykoj ty. Unë nuk do të të marr në pyetje ty për këtë. Unë nuk do të panikohem. Unë do të të dëgjoj me kujdes ndërkohë që ti tregon historinë tënde me fjalët e tua, në mënyrën tënde. Suicidi mund të të pengojnë ty që të më tregosh mua. Suicidi mund të të thotë që unë jam armikja jote. Suicidi gënjen.

Suicidi mund të të thotë që askush s’ka mundësi të të ndihmojë, që vdekja është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund dhimbjes tënde. Suicidi madje mund edhe të të thotë që ti je një person i keq difektoz, që nuk e meriton jetën ose dashurinë, shpresën, apo dhembshurinë.

leterTë lutem, ma thuaj mua!

Unë nuk mund të të ndihmoj që të luftosh armikun, nëse ti nuk më tregon për armikun, armikun që po mundohet të të vrasë ty. Mos i beso mendimeve të tua suicidale. Ato nuk janë racionale. Ato janë një simptomë, një shenjë, një e qarë e brendshme. Diçka brenda teje ka nevojë për shërim. Shërim, jo vrasje.

Më trego, të lutem, çfarë suicidi të thotë ty! A të thotë që gjithçka është gabim në jetën tënde? Gjithçka është gabim tek ti?

Suicidi luan lojëra të shëmtuara me të vërtetën, duke të të thënë vetëm të vërteta që të bëjnë ty të duash të vdesësh. Duke i fshehur të vërtetat që të bëjnë ty të dëshirosh që të jetosh. Copëzat e shpresës. Rrugët drejt shërimit.

Të mundshmen.

1

Më trego, të lutem! Ose tregoja dikujt tjetër.

Unë jam vetëm një nga shumë njerëz që mund të të ndihmojnë ty. Por askush nuk mund të të ndihmojë nëse ti nuk ia thua askujt.

Faleminderit.

Një ditë ti do të falënderosh veten gjithashtu që tregove. Që mbijetove.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top