Studim

May 23, 2018 | 11:30

Leuçemia, higjiena e tepërt mund të nxisë sëmundjen tek foshnjat

Një studim britanik paralajmëron për betejën kundër mikrobeve në vitin e parë të jetës. Shkaktarët e tjerë janë një gabim në ADN dhe një infeksion që vepron si  “shkëndijë”

Shumica e rasteve të leuçemisë së fëmijërisë ndoshta mund të parandalohen duke hequr dorë nga zakoni që fëmijët në vitin e parë të jetës të mbrohen shumë nga pikëpamja higjienike“. Kjo është ajo që thuhet nga një studim britanik i kryer nga Mel Greaves, i Institutit të Kërkimit të Kancerit në Londër, sipas të cilit, përkundrazi, do të ishte e nevojshme të inkurajohej kontakti i foshnjës me të tjerët në mënyrë që të stimulonte në mënyrë korrekte zhvillimin e sistemit imunitar.

Hulumtimi, i publikuar në revistën “Nature Revieës Cancer”, ka ekzaminuar leuçeminë limfoblastike akute, e cila prek një në 2000 fëmijë, duke theksuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes higjenës së tepërt dhe rrezikut të sëmundjes. Greaves, megjithatë, theksoi se prindërit e një fëmije që vuajnë nga leuçemia “nuk duhet në asnjë mënyrë të ndjehen fajtorë për sëmundjen e tij”.

Leuçemia limfoblastike akute infantile është një formë e rrallë e kancerit që ende është e panjohur, duke prekur qelizat imune që na mbrojnë nga infeksionet në palcën e eshtrave. Kjo është forma më e zakonshme e kancerit pediatrik dhe përbën rreth një të tretën e të gjitha rasteve të kancerit tek fëmijët.

Në punën e tij, një përmbledhje e tridhjetë viteve të studimit mbi këtë temë, Greaves shpjegoi se tumori fillon në tre faza. Në bazë ekziston një gabim në ADN-në e fëmijës, që me sa duket ndodh gjatë zhvillimit të mitrës, pas kësaj është roli i mbrojtjes së tepërt nga mikrobet që zhvillohet në fëmijërinë e hershme. Së fundi, çdo lloj infeksioni shkakton sëmundjen.

Për të mbështetur më tej tezën e tij, shkencëtari përmendi, për shembull, faktin se sëmundja është më e zakonshme tek fëmijët në shoqëritë e pasura dhe se është më pak e zakonshme tek fëmijët që kanë vëllezër të mëdhenj që i ekspozojnë ndaj mikrobeve. Megjithatë duhet të theksohet se nuk është vetëm higjiena e tepërt që shkakton patologjinë.

 Ajo e Greaves është “një inkurajim” për prindërit që të jenë “më pak kufizues dhe të inkurajojnë kontaktin shoqëror të foshnjave, veçanërisht me fëmijët më të rritur”.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top