Në fokus

May 23, 2018 | 11:07

Video virale për muajin e Ramazanit, djaloshi nga Jeruzalemi fton presidentin Trump për iftar

Mesazhi i një djaloshi për udhëheqësit botëror, kryesisht Trump është bërë viral pasi myslimanët në të gjithë globin kanë mirëpritur muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ata kanë nisur agjërimin dhe kanë bërë një reklamë, e cila është transmetuar në një kompani telefonike të Kuvajtit. Liderët botëror që janë zgjedhur për këtë janë Donald Trump, Vladimir Putin, Kim Jong Un, Angela Merkel, Justin Trudeau dhe Antonio Guterres.

Aty tregohet një djalë i vogël që i afrohet presidentit Trump dhe i uron Ramazanin duke e ftuar në shtëpinë e rrënuar në Jeruzalem që të hanë iftar së bashku, vakt për personat që agjërojnë.

Më pas tregohet presidenti Putin duke ngrënë në tryezën e një familje siriane. Është bërë kjo zgjedhje pas bombardimeve të shumta që ka bërë Rusia ndaj Sirisë.

Një skenë tjetër tregon anijet që mbartin refugjatë për të kapërcyer në brigjet e Evropës, që e konsiderojnë si “toka e ëndrrave”, ku i pret Merkel.

Më pas flet me liderin Kim Jong Un duke i thënë se dëgjon bomba sa herë mbyll sytë dhe imagjinon krevatin e tij duke u djegur.

Në fund i lutet të gjithëve që të respektojnë popullin e Jeruzalemit pasi ata nuk mund të ngrenë zërin.

https://www.youtube.com/watch?v=JIJB7cv97Dg

Burimi / oranews.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top