Këshilla & Arsye

May 31, 2016 | 8:43

Libri / Përzgjedhja: Gara e ashpër për një kurorë që nuk e dëshiron

Për tridhjetepesë vajza, përzgjedhja është mundësia e vetme në jetë. Mundësia për t’u ngjitur në botën e fustaneve vezulluese dhe bizhuterive të paçmuara. Për të jetuar në një pallat dhe për t’u ndeshur për zemrën e Princit Makson. Por për Amerika Singerin, përzgjedhja është makth. Ajo do të thotë t’i kthejë shpinën dashurisë së fshehtë me Aspenin, i cili i përket një kaste më të ulët se ajo, të lërë pas shtëpinë dhe të hyjë në një garë të ashpër për një kurorë që nuk e dëshiron. Pastaj, Amerika njihet me Princin Makson. Dalëngadalë nis të kuptojë se jeta të cilën e kishte ëndërruar gjithmonë as që krahasohet me një të ardhme të cilën nuk e kishte përfytyruar kurrë. “I këndshëm, tërheqës dhe i mbushur me sasinë e duhur të trallisjes!” thotë Kiersten White, për New York Times, autor i trilogjisë bestseller “Paranolmalcy”.

 

libri bota shqiptareTitulli: Përzgjedhja

Autore: Kiera Cass

Shqipëroi: Anila Duka

Gjinia: Roman

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top