Në fokus

May 31, 2016 | 8:04

Ismail Kadare vlerësohet me titullin më të lartë francez, “Komandant i Legjionit të Nderit”

Ismail Kadare është zyrtarisht Komandant i Legjionit të Nderit. Më i larti titull francez, dhënë Kadaresë nga vetë presidenti i republikës.

Presidenti François Hollande i tha shkrimtarit Kadare në një ceremoni që organizoi në pallatin presidencial Élysée se “Ju jeni një avokat i apasionuar i Evropës së kulturës”. “Ju jeni njëherazi dhe francez, evropian në zemër dhe universal në shpirt”, tha zoti Hollande.

Ai e cilësoi Kadarenë si autorin e mrekullueshëm të historisë së Ballkanit. Dekorata “Commandeur de la Légion d’honneur”.

Kjo është dekorata më e lartë e Republikës franceze e cila jepet për merita të veçanta në fusha të ndryshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top