Në fokus

November 8, 2017 | 18:44

Librin apo sufllaqen?

Nga Anisa Xhani

1

-Çfarë tha ajo mo? Të blejmë Iliadën e Homerit?!

-Bën 30 mijë lekë. E kam blerë unë.

-Ç’ja fut kot! Bën 10 mijë lekë.

-Ehu, unë shtoj dhe pak dhe paguaj palestrën.

-Unë 10 mijë lekë prish në muaj.

-Mos gënje i prish për 1 javë!

-Mos ha sufllaqe dhe bli librin.

-Pse ça më jep libri mua? Më mirë ha sufllaqen…

Kjo ishte biseda mes një grupi djemsh, sapo dolën nga dyert e shkollës.

Mosleximi i librit, si shumë probleme nuk është vetëm shqiptar, edhe ky është problem global. Problem që ka lindur për 1001 arsye: TV, Interneti, kërkon kohë…

Nëse do të niseshim nga fotot që postohen në Facebook dhe Instagram me librin pranë, unë do bëja mirë që mos e nisja fare këtë shkrim, pasi ideja ime do të ishte e gabuar, sepse fotot janë dëshmi që flasin: Po, po lexohet! Mrekulli!

Por realiteti është kokëfortë në rezulatet e tij. Jo vetëm që nuk lexohet, por akoma më problematike është mënyra se si lexohet.

Hidhni sytë përreth. Tavolinat plot të rinj në kafene, duke vrarë kohën  me “më tha-i thashë”, të përkulur  mbi telefonat Smart, “shife si ka dalë, e ku ka dalë”, apo duke ju gëzuar videove  me humorin banal.

Kultura digjitale na ka mbuluar më shpejt dhe më tërësisht se shumica prej nesh e kishin imagjinuar.

Ndoshta nuk ka pasur asnjëherë ndonjë Epokë të Artë të leximit mes adoleshentëve, por krahas oreksit të barkut duhet të ndërgjegjësohemi edhe për oreksin e trurit.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com