Posta

November 9, 2017 | 8:00

POSTA / Djali 3-vjeçar prek vendet intime, psikologja: Mos u shqetësoni!

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Përshëndetje. Jam nënë e një fëmije trevjeçar. Djalin im luan me organin e trupit, ka raste që e mban dorën atje, por ka edhe raste që nuk e mban. Kjo zakonisht ndodh në mbrëmje. Edukatorja më ankohet pasi ai mban një gisht në gojë dhe një në vendin intim.

 

Adelina Pjetra Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Para së gjithash, mos u shqetësoni!

Fëmijët janë kuriozë për gjithçka, duke përfshirë edhe trupin e tyre. Ai ka nevojë vetëm për një mësim të thjeshtë në privatësi. Në këtë moshë, eksplorimi i tillë fizik ka të bëjë shumë pak me aspektin seksual dhe më shumë me kauzën dhe efektin: Fëmija juaj ka vënë re se prekja e organeve gjenitale e bën atë të ndihet mirë. (Përderisa kjo gjë nuk diskutohet shpesh, fëmijët marrin ndjeshmëri të pëlqyeshme nga prekja e organeve gjenitale, ashtu si të gjithë të tjerët.)

Tregojini fëmijës tuaj se ju e kuptoni se ajo çfarë ai po bën, të bën të ndihesh mirë, por që aktivitete të caktuara është mirë të bëhen në mënyrë private. Sugjerojini që ai të presë derisa të jetë vetëm në dhomën e tij nëse ndihet që ka dëshirë të prekë veten. Si një analogji, ju mund t’i tregoni se si mami dhe babi kanë nevojë për privatësi kur ata bëjnë dush ose përdorin banjën. Krijoni një sinjal të thjeshtë që mund të përdorni, p.sh. një fjalë e veçantë me kod, për të marrë vëmendjen e tij nëse ai harron dhe prek organet e tij gjenitale në publik.

Në rastet kur prek veten në publik, ju nuk duhet të krijoni edhe më shumë vëmendje për këtë çështje. Nëse vazhdon dhe kjo sjellje përsëritet, bëjini fëmijës tuaj një kontroll te pediatri i tij për t’u siguruar që fëmija juaj nuk e prek veten sepse është i parehatshëm ose ka dhimbje: – një infeksion i traktit urinar ose ndonjë problem tjetër shëndetësor mund të jetë diçka që mund të merret në konsideratë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top