Lifestyle

October 5, 2018 | 10:33

Kur dashuria “nuk pyet” për moshën: Sharon Stone, 60-vjeçare dhe i fejuari Italian, Angelo Boffa 41 vjeç, i rikthehen bekueshëm lidhjes

Sërish së bashku. Dashuri që nuk mund të kalonte lehtë. I janë rikthyer lidhjes aktorja amerikane Sharon Stone dhe sipërmarrësi italian, Angelo Boffa.

sharon1

Rindezja e flakëve të dashurisë mes Sharon Stone dhe Angelo Boffa, u bë pas një pauze rreth dymujore mes divës së Hollivudit dhe sipërmarrësit italo-zviceran, të cilët sipas kësaj fotoje paskërkan vendosur ta riprovojnë sërish. Konfirmimin e ka bërë moderatorja e njohur Barbara d’Urso në emisionin e pasdites “Pomeriggio 5” në Mediaset, e cila ka intervistuar Angelo-n. Por jo vetëm kaq: pas intervistës Barbara dhe Angelo u shoqëruan gjatë një mbrëmjeje milaneze së bashku. Të qeshur dhe të lumtur, të dy janë zënë mat nga fotografët e “Diva e Donna”. Ato foto, mesa duket kanë shkaktuar diçka tek Sharon? Fakti që vetë Sharon pas një jave u rifrekuentua me Boffa-n. Për kënaqësi të Barbaras, që në këndin e saj mikpritës është shprehur: “Nuk po e gjej dot një të fejuar, por riafroj të tjerët!”.

sharon-stone

Angelo Boffa dhe Sharon Stone të bekuar së bashku në Baleari

Gjatë këtyre ditëve, çifti është duke shijuar njëri-tjetrin. Boffa ka një shtëpi në Baleari. Të lirë nga punët, kanë vendosur të kalojnë disa ditë të qeta së bashku. Këtë e konfirmoi vetë aktorja në një foto të publikuar në Instagram i njëjti imazh është shfaqur edhe në rrjetin social të Angelo-s, i cila mesa duket ka dashur ta zyrtarizojë riafrimin me protagonisten e “Basic Instict”.

sharon

Sharon Stone: kush është i fejuari italian Angelo Boffa

Angelo Boffa është një italian, sipërmarrës imobiliar, i rritur në Zvicër, aty ku jeton ende, edhe pse pjesën më të madhe të kohës e kalon në Ibiza. E ka njohur Sharon Stone në dhjetor të 2017 në St.Moritz, falë miqve të përbashkët. Historia mes tyre doli hapur pikërisht prej diferencës në moshë: ajo 60 vjeçe, ndërsa ai 41 vjeç.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi gossipetv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top