Psikofakt

October 26, 2018 | 10:41

Linditë Ramushi Dushku: Në Shqipëri jetohet shtrenjtë, blihet shtrenjtë, punohet shumë dhe vlerësohesh pak…

Shqipëria e quan veten shtet demokratik, por unë deri tani kam njohur thjeshtë emrin “demokraci” në këtë vend. Nuk e di nëse populli e di në të vërtetë çfarë është demokracia. Si funksionon një shtet demokrat, dhe çfarë quajnë demokraci udhëheqësit e këtij vendi?

Nuk është demokraci burokracia!

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë "Dr. Asllan Elezi", profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Linditë Ramushi Dushku, diplomuar në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, profili pediatri në qytetin e lindjes në Gjilan. Studimet universitare i filloi në vitin 2004 në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, dega Psikologji.

Në Shqipëri demokracia është vetëm në letër, quhet e tillë, por në praktikë “përkthehet” si burokraci, për të mos thënë ndoshta mbetje e komunizmit. Shoqëria pranon lehtë atë çfarë çdo ditë përballet, nuk reagon, pos kur dalin në skenë interesat e partive politike për ndonjë protestë që ngrenë në piedestal kauzën e tyre, në shërbim popullin që u realizon atë ngritje zëri.

Po bëhen me shumë se dy vite banim në Tiranë, deri sot s’e kam dëgjuar, as s’kam parë një grup njerëzish të protestojnë për çmimet e ushqimeve themelore nëpër markete, për tarifat e kompanive telefonike, për lojën e digjitalizimit të medias, që ishte një nga ato goditjet kaosale të njëditëshme para një muaji e ca, dhe që me pak mendim kuptohet se cila ishte arsyeja (një përfitimi të caktuar për aktorë të caktuar), që do dalë sërish e njëjta situatë edhe në janarin e vitit që vjen. Asnjë protestë a ngritje zëri për tarifat e larta të shkollës, studimeve universitare.

Nuk mund ta kuptoj sistemin arsimor të Shqipërisë. Në çdo vend të botës studentet subvencionohen nga shteti, mbulohen financiarisht në pagesat e semestrave në universitetin shtetëror, paguhen shtesa nga shteti për vitin akademik në universitet. Hiç më larg kufijve, në shtetet fqinje si Maqedonia e Kosova, ndiqen praktika të tilla.

pristina-university

Në Kosovë, një vit akademik në universitetin publik (shtetëror) të Prishtinës, viti akademik kushton 50 euro, në vlerë Leku tani, diku në 6200 Lekë. Viti i parë i studimeve është pa pagesë, kjo për të nxitur studentet të përfundojnë, po edhe t’i fillojnë studimet universitare me sukses dhe afat të mirë kohor.

Kjo tarifë prej 50 euro, viti akademik është i njëjtë për të gjitha degët e studimeve të nivelit bachelor, nuk ka rëndësi çfarë programi studimesh ndjek.

Në Shqipëri, përveç tarifës së lartë të vitit akademik të papërballueshme për nivelin e ulët të pagës, ndryshon pagesa dhe nga dega që zgjedh të studiosh.

Më ra rasti ta lexoja listën e tarifave në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, disa nga degët e atij fakulteti, departamente të ndryshme paguajnë tarifa të ndryshme nga njëra-tjetra. Ose, të studiosh “Histori” do të thotë të paguash 25 mijë Lekë të rinj vitin akademik, kurse të studiosh “Psikologji” do të paguash 45 mijë Lekë të rinj. Nëse një shtet nuk mbështet arsimin, duke mbështetur studentët me tarifat më të ulëta të mundshme, si mendohet që populli, apo familjet shqiptare jashtë Tiranës të kenë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre, aq më pak ata që kanë mbi një ose dy studentë në shtëpi. Duke marrë parasysh pagën mesatare, sikur edhe dy persona në familje të punojnë, nuk mund të arrijnë të mbulojnë as edhe një muaj larg qytetit të tyre.

1

Nëse Kosova si shtet i sapoformuar pothuajse, ka arritur të ketë këtë zhvillim mbështetjeje për arsimin, si ka mundësi që Shqipëria s’e ka asnjëherë prioritet, ose nuk ka provuar ndonjëherë ta ketë, apo çfarë e pengon sistemin e këtij shteti që ta realizojë këtë?

Shumë thjesht, mendoj unë. Ky shtet mund të shkollojë vetëm të pasurit, ka vendosur të shkollojë të pasurit. Familjet e të cilëve janë në gjendje ekonomike mbi mesatare, ose ndonjë tek-tuk që shkollohet duke marrë kredi në bankë. Nuk ka alternativë tjetër pos kësaj të fundit, nëse nuk plotëson të parën.

Politika shqiptare i kushton rëndësi politikës ditore, se çfarë tha ai dhe çfarë deklaroi ai për çështje të ndryshme, shpeshherë të krimeve të (pa) bëra, (kush gënjen, e kush thotë të vërtetën, kush shpif… me një fjalë, duket sikur një bandë thashethemesh, shtet thashethemesh…sikur show Bizi, që nuk të vjen çudi në raste të kësaj të dytës) dhe duke ndjekur një lojë hipnotizimi të njerëzve me kundërpërgjigje për të shkaktuar një magjepsje tek masa. Tërheqin vëmendjen tek gjëra shumë më pak themelore, se sa tek ato që prekin popullin tani, dhe në vite më të largëta që formojnë dhe krijojnë historinë dhe të ardhme tjetër.

Në Shqipëri të jetuarit ka kosto, se jetohet me frustracion. Duhet të punosh shumë dhe të të mbesin pak.

digital-teaching

Nga 8am deri në 9pm ose 10pm (raste në kompani private me orar zyrtar 8am-5pm, i pa respektuar vetëm pas orës 5pm të mbarimit të orarit zyrtar), nëse në orën 8:5 am, shkon në punë, ke pakësim të rrogës, s’ka lidhje që orari i zgjatur dhe puna jote me vlerë bëhet gjatë ditës, javës e muajit. Do të shkurtohet në pagë çdo minutë vonesë në punë.

Në Shqipëri blihesh, shitesh, matesh, po asnjëherë vlerësohesh me punë, nënçmohesh dhe ulesh kur je i pafuqishëm financiarisht apo dhe çfarëdo pafuqie tjetër.

Në Shqipëri, thjesht duhet të jesh super HERO, që t’ia dalësh mbanë!

punetori-701x496

Po e lexoja një ditë një artikull për punën dhe punëtorët në Norvegjinë, kushtet e punës atje, ku thoshte se nëse punon pas orarit, kolegët e punës do të të flasin dhe do të të qortojnë. Po ashtu orari zgjatet vetëm në raste shumë specifike të vendit ku punohet. “Ç’rëndësi ka” do të thoshte një person këtu, një që është kalitur me këtë mënyrë jetese, një që ndryshimi i duket i largët në çdo kuptim, se puna e bën njeriun, sepse kështu jemi të gatuar ne, kështu fitohet e hahet… por sido që te jetë puna, pas orarit asnjëherë nuk paguhet.

Një pjesë e njerëzve që kam njohur, në rrëfimet e tyre më kanë shfaqur se jetojnë të frustruar çdo muaj, se sa është shuma e pagës që u janë ndaluar si dënim për filan mos kryerjen në kohë të një detyre, apo edhe disa vonesave një deri në pesë minuta pas orarit të punës. Kjo s’është asgjë pos një absurditet që nuk do të ketë asnjëherë fund derisa të bie kjo lloj “demo(n)kracie” që shtyp. Dënimi si formë e arritjes së ndryshimit të sjelljes ka qenë i pa suksesshëm në krahasim me praktikat e tjera si p.sh, vlerësimi apo edhe stimulimi në forma të tjera aktivizimesh. Shumë psikolog të fushës biheviorale kanë nxjerrë rezultate të ndryshimit apo të fitimit të një sjelljeje të re apo fuqizimin e një sjelljeje të mirë tek njerëzit. Ndaj kjo praktikë nuk dëmton askënd, pos punonjësin dhe nuk arrin të rrisë as edhe efikasitetin e punës.

Nuk të del radha të flasësh  ndoshta edhe për diçka shumë të thjeshtë që si natyrë njerëzore kur na thërret nevoja e të ushqyerit si baza e piramidës jetësore që njeriu ka…për çokollatat e kuzhinës, ato të zezat që lyhet keku, çmimi më i lirë i tyre është 90 Lekë 40 gram, krahasuar me Kosovën, blihen 30cent (45 Lekë) 200 gram…ku qëndron dallimi e dinë vetëm ata që importojnë dhe shesin në kokat e një populli të mpirë.

Po, shqiptarët janë të hipnotizuar!

P.s: …E unë çohem e kërkoj kafe të nxehtë!!!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top