ADHD/ hiperaktivitet: është çregullim neurobiologjik i cili prek vëmendjen. Fëmija apo i rrituri, pasi ka edhe të rritur të prekur nga ky çrregullim, kanë paaftësi për t’u përqendruar. Këta fëmijë e kanë shumë të shkurtër kohën e përqendrimit dhe ky është shkaku që nuk mund të qëndrojnë në një vend apo nuk mund të çojnë deri në fund një detyrë apo çdo gjë që nisin.
Lira Gjika, mjeke pediatre
Ata kanë probleme në ruajtjen e vëmendjes, vështirësi në kontrollin e sjelljes së tyre (p.sh. impulsiviteti) sjellje që nuk duket e përshtatshme për moshën. Këta fëmijë edhe pse mund të jenë shumë inteligjentë nuk mund të përqendrohen.
Fëmija me ADHD i do gjërat në çast
Në trajtimin e fëmijëve me ADHD luan një rol të madh psikoedukimi. Fillohet me rutinën e cila është shumë e rëndësishme dhe duhet të respektohet me rigorozitet edhe nga të rriturit. Ata duhet të jenë të parët që ta respektojnë e zbatojnë rutinën së bashku me fëmijën.
Edukimi te fëmijët në përgjithësi dhe te këta fëmijë në veçanti, luan një rol shumë pozitiv, madje ndihmon shumë që fëmija të bëhet i vetëdijshëm për kufizimin e tij. Kështu ai vetë organizon veten dhe mendjen duke marrë në konsideratë kufizimin.
Një gjë që duhet patur parasysh që mund të dëmtojë seriozisht gjendjen, është mossuksesi në shkollë. Bashkëpunimi me mësuesit është domosdoshmëri. Mbështetja pozitive shpesh nxit për mirë në funksionimin e trurit, por kërkon kohë e durim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.