Këshilla & Arsye

June 16, 2020 | 8:10

Lira Gjika / Divorci dhe harresa e fëmijëve

Divorci sot është çështje dite. Ne si shoqëri, sa rrimë e ankohemi se çfarë kohësh kanë ardhur, duhet ta pranojmë dhe të ndërtojmë struktura e mekanizma që ky proces të zhvillohet pa trauma. E keqja nuk është divorci, por qëndrimet dhe sjelljet e të rriturve, duke filluar nga vetë autorët e divorcit, që harrojnë se janë edhe prindër dhe si prind nuk divorcohesh dot.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmijët e prindërve, që divorcohen nuk kuptojnë nga konflikti burrë-grua, ata dinë një gjë, që ky burri dhe kjo gruaja, të cilët zihen me njëri-tjetrin, janë mami dhe babi i tyre dhe ata nuk mund të kuptojnë jetën pa ata të dy, mamin dhe babin. Mirëpo, prindërit dhe të afërmit e palëve në “luftë” në vend, që të merren me fëmijët dhe tu zbutin ankthin, shfryjnë dhe etiketojnë, pa u kujtuar se flasin për nënën dhe babanë e fëmijës.

Kujdes ju gjyshër, daja, xhaja së bashku me tezet dhe hallat, kur shani dhe përgojoni prindërit që divorcohen, se fëmijët dëgjojnë dhe ndihen shumë keq dhe për më tepër kjo sjellje nga ana juaj, tregon vetëm mospërfillje dhe harresë për ta. Harresa e fëmijës, ky është problem në divorc, jo vetë divorci. Tashmë është vërtetuar edhe shkencërisht, divorcet e qeta, ku respektohet dhe vlerësohet të qenit prind, nuk gjymton, gjymtimi ndodh aty ku fëmija harrohet.

Paaftësia e të rriturve duke filluar nga prindërit, të cilët nuk menaxhojë dot situatën e tyre emocionale dhe harrojnë që janë prindër të fëmijëve të tyre, e kthen fëmijën në një objekt që përdoret për ndëshkim dhe hakmarrje. Kjo është e keqja që gjymton dhe shkatërron e cila duhet mbajtur parasysh në një ngjarje e situata të tilla. Të rriturit duhet të kujtojnë vazhdimisht “parimin numër Një”, “në interesin më të lartë për fëmijën”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top