Këshilla & Arsye

June 3, 2020 | 9:05

Lira Gjika / Fantazia, mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijët të shprehin humbjet dhe zhgënjimet

Fëmijët e kanë shumë më të vështirë të shprehin nëpërmjet fjalës humbjet, frustracionet apo zhgënjimet e tyre. “Një nga sfidat e fëmijërisë është të mësuarit e menaxhimit të impulseve normale të agresivitetit dhe kanalizimi i tyre në rregulla sociale”.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Gjithashtu është shumë e vështirë të rregullohen të shprehurit e të tilla emocioneve, si frika dhe zhgënjimet apo frustracionet e ndryshme, sidomos tani, pas mbylljes së detyruar nga koronavirusi, ku të gjithë, të rritur e fëmijë, ishim konfuzë, të trembur, të hutuar, nervoz dhe mbi të gjitha të pasigurt e të pafuqishëm.

Në këto javë të mbyllur, fëmijët kanë qenë spektatorë të heshtur, ndërsa ne të rriturit të pafuqishëm deri në ekstrem, prandaj duhet të përdorim më shumë përgjegjësinë dhe fantazinë, që ti ndihmojmë fëmijët.

Të rriturit, nëpërmjet lojës, shëtitjeve në këmbë e biçikletë, bisedave e leximit, mund të ndihmojnë fëmijët, që ta përftojnë eksperiencën, që kaluam, si një eksperiencë, e cila mund të përdoret për të mësuar të menaxhohet më mirë zemërimi dhe zhgënjimi dhe të fitojë kompetenca të reja, që ti përdorë në jetën e përditshme.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top