Gjuha mësohet dhe zhvillohet gjatë viteve të para të jetës. Dhe ky mësim kalon nëpër disa faza sipas moshës. Shpjegimin e detajuar e bën pediatrja e njohur, e cila vë theksin mbi vëmendjen e ndjekjes së këtyre fazave të rëndësishme te fëmija.
0-3 muaj: fëmija nxjerr dhe zhvillon tinguj zanorë
4-6 muaj: shfaqen shprehje të fytyrës, si pozitive ashtu edhe negative.
6-9 muaj: kërkim për dialog, shqipton apo bën guga, ka jargëzim me shumicë dhe përdor gishtin për të treguar një objekt.
9-12 muaj: përgjigjet kur dëgjon emrin e tij, nxjerr dy tinguj, përdor mesazhe me sy dhe përsërit fjalë apo shprehje, që nuk i artikulon mirë, por i përmirëson duke i përsëritur.
12-13muaj: shqiptim të saktë të fjalëve të zakonshme, si mami dhe babi.
14-18 muaj: shfaqen fjalët e para dhe shprehjet e thjeshta, apo siç quhen ndryshe, fjalët-shprehje.
18-24: fjalori pasurohet dhe 50% e e bashkëtingëlloreve shqiptohen në mënyrë korrekte, gjuha dominon mbi gjestet.
24-36 muaj: 70% e bashkëtingëlloreve shqiptohen në mënyrë korrekte si dhe shfaqet përdorimi i përemrave Unë; Ti; Mua dhe Ty.
3-5 vjeç: e folura është e kuptueshme në përgjithësi, por mund të ketë vështirësi në shqiptimin e “r” “v” dhe grup bashkëtingëlloresh të tjera.
6-11 vjeç: zhvillimi gramatikor i kompletuar dhe pasurim i gjuhës nëpërmjet shkollimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.