FB

March 1, 2021 | 8:05

Mbërrijnë sot 15 mijë doza të Pfizer, Rama: Do vaksinohen grupmoshat mbi 65 vjeç dhe mësuesit

 

Marsi nis me shpresën për të shtrirë vaksinimin masiv edhe për grupmosha e kategori të tjera. Kryeministri Edi Rama njoftoi mbërritjen këtë të hënë të 15 mijë dozave të tjera nga Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit vaksinën nga AstraZeneca.

0“Mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve”.

Kryeministri Edi Rama e bëri deklaratën të dielën në stadiumin “Air Albania”, ku vijon procesi i vaksinimit të bluzave të bardha dhe të moshuarve mbi 80-vjeç.

3

Sipas një raportimi të vazhdueshëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, vaksinimi ka arritur në shifrat mbi 12 mijë persona.

01 2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top