FB

February 25, 2021 | 8:20

Lira Gjika: “Mami ti je e keqe”, “mami, nuk të dua”, shprehjet që një nënë nuk do t’i dëgjojë!

“Mami ti je e keqe”, “mami, nuk të dua”, i thoshte një fëmijë i nxehur nënës së saj, sepse ajo nuk i kishte plotësuar një kërkesë. Nëna edhe pse e shqetësuar, ruante qetësinë dhe nuk reagonte. Fëmija po rriste shkallën e agresivitetit dhe filloi të qëllonte nënën.

Lira Gjika, mjeke pediatre

Lira Gjika, mjeke pediatre

Nëna i drejtohet fëmijës me shumë seriozitet dhe i thotë: nuk të lejoj të më godasësh. Unë nuk të godas, prandaj edhe ti nuk duhet të më godasësh. Ke të drejte të thuash atë që ti mendon, por jo të godasësh. E goditura është një veprim shumë i keq. Unë të kam shumë të çmuar që të të lejoj të bësh veprime që nuk të lejojnë ty të bëhesh e zonja dhe e mirë. Fëmija e shikonte në sy nënën, tentoi edhe njëherë ta godiste nënën, por qetësia e nënës dhe fjala “jo” e përsëritur disa herë në mënyrë të prerë, bënë që fëmija të tërhiqet. Dikur fëmija u qetësua dhe ju afrua nënës pa folur. Nëna i përkëdheli kokën e bukur me dashuri dhe e pyeti nëse kishte nevojë për ndonjë gjë, fëmija pa folur u mbështet te nëna.

1

Nëna e mori në krahë dhe filloi ta përkëdhelë. Ajo i tha:- Unë të kuptoj, ti po mëson të njohësh atë që ndjen kur nuk të plotësohet dëshira, ose kur nuk je e sigurt. Ti po mëson se cili është veprimi më i mirë apo i duhuri. Shpesh përdor fjalë që nuk ua di mirë kuptimin apo i ke dëgjuar nga të tjerë dhe i përdor edhe ti. E di dhe që e ke shumë të vështirë ta kontrollosh veten, kam qenë edhe unë e vogël si ty. Shpesh nuk dija si të tregoja që isha keq dhe bëja veprime që unë mendoja, se mami do të më kuptonte që isha keq dhe do të më ndihmonte që të shpëtoja nga ajo që ndjenja.

Fëmija ndërhyri – po, ti o ma, nuk më kupton mua fare kur unë ndihem keq. Ke të drejtë – vazhdoi nëna, – duhet të flasim më shumë me njëra tjetrën që ti të më tregosh gjërat që pret nga unë. Po nuk mi tregove unë nuk kam si ta di. – Po ti je e rritur, – ndërhyri fëmija. – E rritur jam, por kjo nuk do të thotë që unë di atë që ndodh brenda teje. Po nuk ma tregove ti vetë, unë nuk kam nga ta di.

– O ma ti je shumë e mirë dhe unë të dua shumë-, i tha fëmija nënës. Nëna duke buzëqeshur e shikoji në sy dhe i thotë: – Nuk ke nevojë të më duash, nuk të kam bërë të më duash, por të të dua. Prindër kini kujdes nga ato shprehje: “Mamit i bën kështu” apo “mamit i thua kështu”. Kjo shprehje vetëm ju bën të largët me fëmijën tuaj.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top