FB

March 4, 2021 | 8:40

Lira Gjika: Pasiguria e bën fëmijën të heshtë, kështu ndërtohen muret e heshtjes me prindërit

 

Ngurrimi i fëmijëvë për të folur për prindërit, për të treguar se ata i keqtrajtojnë, tashmë është i njohur e i studiuar mirë në të gjitha shtresat e shoqërisë. John Bowlby qe i pari që e trajtoi këtë problem të marrëdhënies prind-fëmijë dhe në një nga librat e tij “ngjitje dhe humbje”, ku shkruan:

“Jo vetëm që fëmijët kanë frikë nga ajo që prindërit mund të thonë apo u bëjnë, nëse zbulojnë që fëmija “i ka spiunuar”, por ata kanë një frikë aq të madhe, deri aty sa dyshojnë edhe te vetja për të thënë atë që ndjejnë dhe mendojnë për sjelljen e keqe, apo të rëndë, apo të tmerrshme që prindërit mund të ushtrojnë tek ata. Kështu fëmijët në mënyrë vullnetare përfshihen në këtë “betim” me veten që të heshtin edhe me atë, veten e tyre, edhe pse në të njëjtën kohë dëshirojnë me gjithë shpirt që dikush t’u vijë në ndihmë.”

1

Prindërit nuk janë gjithë kohës të acaruar me fëmijën, madje kujdesen e u plotësojnë edhe kapriço apo teka, që shpesh është mirë të mendohen para se t’i plotësojnë dhe këtu qëndron edhe vështirësia.

Studimet kanë treguar se mjafton një herë apo “rrallë e tek” siç shprehen rëndom vetë prindërit, që të mundësohet një gjendje mosbesimi dhe frike që e “ngec” fëmijën si një ngërç në marrëdhënie me prindin. Ai, fëmija, bën gjithçka mundet që t’i bindet që të mos provojë më atë frikë që i vjen nga situata të caktuara të prindërve. Pasiguria e bën fëmijën që të heshtë dhe kështu ndërtohet distanca me prindërit apo muret e heshtjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top