Këshilla & Arsye

June 30, 2018 | 11:54

Lira Gjika: Prindër, ndihmojini fëmijët, mos i bini për shkurt!

Një djalë 4 vjeç godiste një fëmijë tjetër rreth 3 vjeç. Gjyshja e djalit 4 vjeç i thoshte:-“ Jo të keqen nëna se e kemi xhan, se shih sa i mirë që është”. Fëmija 4 vjeç vazhdonte ta godiste të voglin. Gjyshja duke e kuptuar që nuk e qetësonte dot, i tha të nipit:- “Ti je djalë i keq, shih sa i mirë është ky. Do ti them mamit që ti je djalë I keq”.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Kur fëmija bën një veprim që nuk është i mirë p.sh, kur godet apo pështyn apo sillet keq me një fëmijë tjetër, qoftë djalë apo vajzë, nuk i thuhet: “Se e kemi xhan”, por me zë të qetë dhe të prerë i thuhet fëmijës: “Ky veprim është shumë i keq dhe unë nuk të lejoj ta bësh pasi nuk të lejon të bëhesh i mirë e i zoti siç ti dëshiron”. Mund të vazhdohet: “Shiko sa të bukur të kanë bërë babi me mamin edhe ti kështu duhet ta bësh shpirtin tënd, të bukur. Dhe të kesh shpirtin e bukur do të thotë të mos godasësh të tjerët, të mos sillesh keq dhe ti zgjedhësh fjalët”. 

Fëmija 4 vjeç e ka shumë të vështirë të pranojë që ai fëmija tjetër është i mirë, atij i duket se nëna do atë tjetrin. Këto shprehje i shtojnë ankthin dhe pasigurinë fëmijës, aq më tepër etiketimi “Ti je djalë i keq”. Kjo mënyrë sjelljeje është ti biesh shkurt dhe të përtosh të ndihmosh fëmijën të bëjë më të mirën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top