Në fokus

June 30, 2018 | 12:10

Nga Manjola Baçi / Dashuria është mundësi!

Dashuria është mundësi, një mënyrë e shëndetshme. Shumë prej nesh e shohin kështu: ditë të shënuar me domethënie të përcaktuar, me një histori që i lidh të gjithë, e cila është dashuria. Dashuria personifikon të gjithë ata që e jetojnë çdo ditë, herë e kërkuar e herë pa kërkuar nevojë për atashim e reflektim. 

Nga Manjola BAÇI,  M.Sc. Psikologe Klinike

Nga Manjola BAÇI,
M.Sc. Psikologe Klinike

Dashuria është festë, ndaj ka merituar vëmendjen, përkushtimin që gjithkush ka mundur ta deshifrojë. Ajo edhe pse ka eksperiencë personale, është festë për të gjithë. Nuk ka pse të ketë të urryer emocioni, dhimbja, trishtimi, sepse të gjitha mund t’i ketë ajo. Festa e të dashuruarve tregon madhështinë e përjetimeve të ndjera, të cilat kapërcejnë ato ndjesi të papërshkruara që vetëm të guximshmit kanë monologuar, për ta risjellë në kujtesë e përvojë. 

Unë e kuptoj kur një pjesë nuk kërkon ta festojë, pasi nuk kërkon konformizëm, pasi nuk beson në dashuri, trishtim se ndihen vetëm edhe kur janë me të, por edhe për këta kam një përgjigje: lëre të burojë energjia, unë besoj se dashuria nuk është të vuash, por të duash, të falësh, të gjendesh pranë, të bësh kompromis me realitetin, të jesh vetvetja pa shtypur, pa ndrydhur nevojat që do të kesh. E vetmja gjë e komplikuar janë komplekset tona. Kompleks për të festuar, për të dashuruar njeriun që duam, të përpiqemi të kuptojmë nevojat për të realizuar veten, për t’u përmbushur, pasi jeta ka kuptim për mëndafsh e aromë, deshifrim i atij perceptimi që ndjejmë. 

Ja pse është e nevojshme të shkruhet, të festohet për dashurinë, sepse na kujton rëndësinë për të jetuar e shijuar çdo gjë të saj. Unë nuk qortoj kollaj, por të mirëkuptoni kur tregohem e hapur për mendësinë e ndjenjës së dashurisë, kush shërben dashuri, jep vlera për mirëkuptim, mirënjohje, mirësi, atribute që vetëm në sajë të forcës e besimit ka rreze të ngrohta. Të mirat i sheh kur je i çiltër, i natyrshëm, përfitimi është i dukshëm kur je i qetë dhe i dashuruar me jetën. Asgjë nuk është e tepruar kur bëhet fjalë për festa jo të tepruara, ashtu siç është dashuria intime, solide, dhe festa nuk dëmton kur të dy po festojnë nën sytë e njëri-tjetrit. 

Mesazhet janë ato që i shërbejnë kujtdo që i nevojiten me ose jo i dashuruar këtë prag feste. Ndiq dhe ndje dashurinë që ke afër, familjarët, miqtë, se dashurinë mund ta kesh para syve, por ende nuk e kuptuar. Eh, kjo është dashuria, pa pyetje me përgjigje që të duhen për t’i zbuluar gjatë rrugëtimit.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top