FB

March 23, 2021 | 8:43

Lira Gjika: Prindërit sillen keq jo për shkak të veprimit të fëmijës, por sepse nuk dinë të sillen ndryshe

Kur një nënë apo baba justifikohet kur keqtrajton fëmijën,  sepse fëmija bëri një veprim jo të mirë që atyre nuk u erdhi për shtat, u hypi nervat apo fëmija i bëri të ndihen të turpëruar apo të humbin durimin, kjo nuk është e vërtetë. Këta prindër nuk dinë të sillen ndryshe. Vetë  prindërit, nëna dhe babai i fëmijës, vijnë nga eksperienca dhune dhe neglizhimi. Ata veprojnë automatikisht dhunshëm, pasi nuk kanë aftësi apo inteligjencë emocionale që të mund të menaxhojnë veten dhe të zgjedhin veprimet.

Prindërit sillen keq jo për shkak të veprimit të fëmijës, por sepse nuk dinë të sillen ndryshe.  Ata reagojnë  sipas modelit që kanë përvetësuar kur edhe ata ishin fëmijë.  Nëna dhe babai duke mos patur mekanizma të inteligjencës emocionale nuk e menaxhojnë bezdinë padurimin dhe inatin që janë si një lëmsh dhe nuk i lejojnë të veprojë nëpërmjet empatisë apo dhimbsurisë por shpërthejnë në mënyrë konfuze dhe nuk kontrollojnë veten se çfarë bëjnë.

Pasi u kalon inati fillon faza e dytë që ndihen në faj dhe në vend që të kërkojnë të falur për sjelljen e tyre, i drejtohen fëmijës: “po ti bëre gabim prandaj u solla unë keq”. Kjo “shtesa” e dytë është njëlloj e keqe si e para pasi e bën fëmijën edhe më shumë fajtor por mbi të gjitha të fyer e të poshtëruar nga prindi që  ndihet keq e i mërzitur sepse e “detyroi” fëmija të sillet keq.

Prindër kur ju ndodh të mos e menaxhoni veten më pas, kur qetësoheni, mos vazhdoni ta ndëshkoni fëmijën edhe butësisht. Ju humbët durimin sepse nuk dini ta menaxhoni veten, jo se u soll fëmija keq dhe këtë e vërteton sjellja juaj pasi ju ka rënë inati që vazhdoni ta bëni fëmijën të ndihet fajtor në vend që ti kërkoni të falur për sjelljen tuaj të rëndë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top