Këshilla & Arsye

October 15, 2020 | 8:06

Lira Gjika: Të rriturit duhet t’i shpjegojnë me durim fëmijës rëndësinë e fjalëve

Fëmijët ndjekin me vëmendje çdo fjalë dhe veprim të të rriturit, kushdo qoftë ai. Më pas kur janë në shtëpi me prindërit apo zëvëndësuesit e tyre, fillojnë ti demostrojnë ato që kanë mësuar sidomos jashtë shtëpisë. Duhet ditur që fëmijët çdo gjë të re, që mësojnë, demostrimin e parë e bëjnë në familje. Pa marrë aprovimin në familje ata nuk e përdorin në vend tjetër.

Ndërmjet shumë fjalëve dhe veprimeve, që shikojnë, dëgjojnë dhe mësojnë, janë edhe fjalët e “pista”. Të rriturit në familje, prindër dhe gjyshër, por edhe dadot dhe edukatorët në kopësht, në vend që të heshtin apo ti thonë “turp” apo “çjanë këto fjalë”, më mirë do të ishte një bisedë e thjeshtë dhe me durim. Në këtë bisedë, të rriturit me qetësi, i shpjegojnë fëmijës, rëndësine e fjalëve dhe pse i zgjedhim përpara se ti përdorim.

Shpjegimi mund të bëhet nëpërmjet krahasimit me ushqimin, ashtu siç zgjedhim ushqimin dhe përdorim vetëm ushqimet që na bëjnë mirë, të njëjtën gjë bëjmë edhe me fjalët, zgjedhim ato fjalë, që na rrisin shpirtin. Unë-thotë i rrituri- këtë fjalën e evitoj, sepse nuk më lë të jem ashtu si dua, kështu duhet të bësh edhe ti. Ne nuk i përdorim të gjitha fjalët edhe pse duhet ti dimë të gjitha se çfarë tregojnë. Disa i lëmë mënjanë, pasi nuk e rrisin shpirtin dhe mendjen.

Këtë djalog të rriturit, pranë fëmijës duhet ta përsërisin sa herë që fëmija “sjell’ fjalë të reja. Ky djalog duhet bërë edhe me fjalët e mira. Kur është një fjalë e mirë i thuhet fëmijës: sot ke mësuar fjalë, që të rrisin shpirtin dhe mendjen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top