Këshilla & Arsye

June 24, 2020 | 8:10

Lira Gjika: Zëri është mjeti që krijon një univers plot ndjeshmëri dhe mirësi

Zëri është një “mjet” shumë i rëndësishëm i njeriut, një pasuri. Po u përdor mirë, krijon një univers të tërë plot ndjeshmëri dhe mirësi. Po u përdor keq zëri, prodhon frikë, pasiguri dhe pandjeshmëri. Të gjithë kujtojmë ndjesinë e frikës dhe çbërjes kur kemi dëgjuar zërin e hidhur apo të bërtiturën, e një prindi apo mësuesi duke na etiketuar, apo ironizuar apo duke na sharë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Përse të trajtohet zëri pa kujdes? Përse të bërtasim, përse të ngrejmë zërin pa shkak dhe t’u mësojmë fëmijëve të njëjtën gjë, të bërtasin edhe ata, e jo ta trajtojnë zërin me butësi. Përse të keqtrajtojmë këtë dhuratë të mrekullueshme që është vetëm e jona. Për pak vullnet, për pak përmbajtje ua ngecim zërin në “grykë” fëmijëve, ashtu siç ka ndodhur me ne.

Të pranojmë sfidën dhe të fillojmë të rigjejmë tingullin e zërit tonë, për ti ndihmuar fëmijët të gjejnë pafundësinë e mundësive të zërit të tyre. Ti udhëheqim drejt respektit të kësaj dhuntie të pakrahasueshme komunikimi dhe takimi. Nuk është vetëm parandalim i çregullimeve të zërit në fëmijëri, është akt dashurie dhe kurajo, sepse asgjë tjetër si zëri, nuk mund të nxjerrë pjesën tonë më intime, duke zbuluar botën tonë afektive me të cilën “ushqehet” njeriu në çdo moshë. Shqetësimet e zërit në fëmijëri duhet të parandalohen. Është detyrë e të rriturve, e prindërve dhe edukatorëve ta parandalojnë dëmtimin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top