FB

May 3, 2022 | 8:00

Llojet e marrëdhënieve toksike në familje

Familja është mjedisi i parë në të cilin ne mësojmë të lidhemi dhe të eksplorojmë botën. Është vendi ku fillojmë të njohim njëri-tjetrin dhe që për rrjedhojë mund të ketë ndikimin më të madh në formimin e personalitetit, ndërtimin e lidhjeve të para dhe përvetësimin e roleve shoqërore. Thuhet: “Gjërat më të këqija janë bërë me qëllimet më të mira”. Kjo vlen edhe për edukimin e fëmijëve. Shumë prindër mendojnë se janë prindër të mirë dhe nuk janë plotësisht të vetëdijshëm se po i dëmtojnë fëmijët e tyre.

Koncepti i familjes toksike

Në literaturën aktuale psikologjike mbiemri “toksik” përmendet shpesh. Shumë artikuj janë shkruar duke përdorur tituj të tillë si “Marrëdhënie toksike”, “Koleg toksik” ose “Miqësi toksike”. Duhet të theksohet se kjo etiketë nuk korrespondon me asnjë përshkrim klinik; në manualin e diagnostikimit fjala “toksike” nuk përcakton ndonjë patologji apo çrregullim. Sidoqoftë, përdorimi i këtij termi grupon një sërë modelesh sjelljeje jofunksionale që identifikohen në mënyrë të përkryer me fjalën “toksicitet”.

Prej disa vitesh, një temë që fatmirësisht po thellohet shumë është dinamika që ndodh brenda mureve… vendi ku familjet lidhen për ta dashur njëri-tjetrin, për të mbrojtur veten, për të edukuar fëmijët e tyre dhe për të ndërtuar një të ardhme të parashikuar drejt lumturisë.

E kam fjalën për dinamikat që jo gjithmonë ndjekin një rregull të përsosur; modelet e sjelljes në të cilat ndodhin ngjarje që nuk janë gjithmonë pozitive. Në këtë drejtim, dëshiroj të thelloj temën mbi llojet e familjeve toksike dhe dinamikën e tyre, në mënyrë që njohuritë e mia rreth saj të jenë të dobishme për dikë. Natyrisht, problemet dhe konfliktet ekzistojnë në të gjitha familjet, por ka shkallë ose nivele të ndryshme konflikti ose situata konflikti si:

  • Dhuna fizike apo psikologjike
  • Abuzimet me pushtetin
  • Probleme të shëndetit mendor
  • Marrëdhëniet konfliktuale ndërmjet anëtarëve
  • Neglizhenca emocionale…

Po flasim pikërisht për dinamika jofunksionale që pashmangshmërisht kanë pasoja në shoqëri. Dhe për këtë arsye mund të flasim për toksicitet.

Llojet e familjeve toksike

Në vend që të fokusohem në konceptin e familjes toksike, do të doja të fokusohesha te “prindërit toksikë”. Ndonjëherë, marrëdhënia në çift ndikon aq negativisht në njësinë familjare, saqë krijon një atmosferë plot toksicitet emocional.

Më poshtë jepen llojet e ndryshme të familjeve toksike:

  1. Familje në të cilën lidhja bazohet në sakrificë
  2. Familja në të cilën lidhja bazohet në lejueshmëri
  3. Familje në të cilën lidhja bazohet në mbrojtje të tepruar
  4. Familje në të cilën lidhja bazohet në kontroll
  5. Familje në të cilën lidhja bazohet në ndjenjat e fajit
  6. Familje në të cilën lidhja bazohet në papjekuri
  7. Familje në të cilën lidhja bazohet në përbuzje
  8. Familje në të cilën lidhja bazohet në zhgënjim
  9. Familje në të cilën lidhja bazohet në tjetërsim

 

 

Burimi / https://psicoadvisor.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top