Një studim i kryer në disa pacientët epileptikë tregoi se mungesa e gjumit pengon qelizat e trurit të komunikojnë mirë me njëra-tjetrën.
Mungesa e gjumit ndërvepron me aftësinë e neuroneve për të koduar informacionin dhe kështu të përkthejë të dhënat vizuale në të menduarit e ndërgjegjshëm. Me fjalë të tjera, kur qelizat e trurit janë të lodhura, nuk janë në gjendje të komunikojnë me njëra-tjetrën, gjë që shpjegon arsyen pse ka humbje momentale të kujtesës, të tilla si harrimi i çelësave pas derës në mëngjes apo largimi nga shtëpisë pa marrë telefonin me vete.
Si funksionon?
Konfirmimi është bërë nga një studim i kryer nga Profesor Itzhak Fried i Universitetit të Kalifornisë dhe kolegu i tij Yuval Nir nga Universiteti i Tel Avivit tek mbi 12 persona (5 gra dhe 7 burra të moshës 19 deri në 52 vjeç) të prekur me epilepsi, të cilët nuk mund të trajtoheshin në mënyrë farmakologjike. Pasi u mbajtën zgjuar gjithë natën, pacientëve iu kërkua që të klasifikonin një shumëllojshmëri të imazheve sa më shpejt të ishte e mundur, ndërsa elektrodat e vendosura në trurin e tyre do të mund të zbulonin origjinën e krizave, të cilat llogariten gati 1.500 neurone në kohë reale.
Duke u përqendruar veçanërisht në lobin temporal (d.m.th, rajoni i trurit që rregullon perceptimin dhe kujtesën vizuale), studiuesit vunë re se si rritej lodhja e tyre, duke zvogëluar aftësinë e subjekteve për të kryer detyrën e besuar, dhe më interesantja, pasi ato ngadalësoheshin, edhe qelizat trurit të tyre bënin të njëjtën gjë.
“Ishte interesante të shihje se sa privimi i gjumit e dëmtoi aktivitetin e qelizave të trurit, duke nxitur neuronet të reagojnë më ngadalë ndaj stimujve”, shpjegon Dr. Nir në përfundimet e studimit, botuar në revistën Nature Medicine, ndërsa neurologu Fried nënvizoi se si “mungesa e orëve të përshtatshme të gjumit në tru, ishte e ngjashme me një grip të shkaktuar nga alkooli i tepërt”.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://www.corriere.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.