Në fokus

July 9, 2018 | 10:14

Lodhja mendore na bën emocionalisht më të ndjeshëm

Lodhja psikologjike na dobëson si fizikisht ashtu dhe mendërisht. Është një dimension që del si rezultat i “shumë”: shumë vendime, shumë mendime, shumë punë, shumë detyrime, shumë ndërprerje, shumë ankth…

Në të njëjtën kohë, është një pasqyrim i shumë “pak”: pak kohë dhe cilësi të pakta për veten, pak çlodhje, disa orë gjumë, paqe të brendshme…

Ne të gjithë e kemi përjetuar këtë situatë në jetë. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se një tru i lodhur psikologjikisht punon dhe i përgjigjet stimujve ndryshe. Neuro-shkencëtari Matthew Walker ka treguar se njerëzit me lodhje mendore kanë një perceptim më negativ të realitetit të tyre. Për më tepër, ata janë emocionalisht më të ndjeshëm.

Dikush ndihet i lodhur dhe i pafuqishëm, i ulur në një cep të vetmuar të dekurajimit, ku çdo gjë humbet arsyen për të qenë, shkëlqimin dhe spontanitetin e saj…

Ne shpesh mendojmë se një lodhje psikologjike varet nga një akumulim fatal i gabimeve, vendimeve të gabuara, dështimeve ose zhgënjimeve. Nuk është e vërtetë. Pjesa më e madhe e kohës, është rezultati i drejtpërdrejtë i një sasie të tepërt të detyrave dhe aktiviteteve që ne ndërmarrim pa e kuptuar atë.

Ne të gjithë e dimë metaforën që shpjegon se si perceptimi i realitetit tonë nganjëherë varet nga mënyra se si e shohim gotën: gjysmë plotë ose gjysmë bosh.

Lodhja psikologjike është një problem shumë i zakonshëm. Fillon çdo ditë,  kur pothuajse papritur, e ke të vështirë të marrësh vendime, gjendja shpirtërore bëhet e parregullt, përqendrimi bëhet i lodhshëm dhe vjen pagjumësia.

Një lloj sensori aktivizohet në mendje, duke treguar se diçka nuk shkon, por që e ka të vështirë ta përcaktojë atë. Ajo që po ndodh ndoshta është se “shumë” për të cilën po flisnim në fillim, është bërë shumë dhe nuk kemi mundësi ta kontrollojmë. Gota nga shumë plotë, bëhet “shumë” plotë.

Tani le të shohim se sa lodhja mendore ndikon në jetën tonë.

Shenjat dhe pasojat e lodhjes psikologjike

Lodhje fizike dhe humbje të energjisë: Ngrihesh në mëngjes me besimin e fortë se nuk mund ta përballosh ditën.

Insomnia:

Në fillim zgjoheni papritmas natën, por më vonë mund të hasni shumë vështirësi për të fjetur.

Humbja e kujtesës:

Sipas një artikulli të botuar në revistën “The Journal of Forensic Psychiatry & Psychology”, lodhja psikologjike shpesh prodhon një ndryshim njohës të quajtur “efekti i dezinformimit”.

Kjo bën që të dhënat të ngatërrohen, ngatërroni informacionin, imazhet, njerëzit, situatat…

Ndër simptomat fizike, është e zakonshme të keni probleme me tretjen, të vuani nga dhimbja e kokës, të pësoni humbje ose rritje të tepruar të oreksit …

Në nivel emocional, ndiheni të ndjeshëm dhe në të njëjtën kohë të atakuar, zemëruar dhe pesimist.

Për më tepër, një tjetër karakteristikë e përbashkët është anhedonia, domethënë paaftësia për të ndier kënaqësi, për të shijuar gjërat si më parë, për të ushqyer shpresat. Jeta bëhet gri dhe bota është pezulluar në një horizont të largët, ku zhurma e tij dëgjohet në largësi…

Si të përballeni me lodhjen psikologjike

Eric Hoffer, shkrimtar dhe filozof amerikan, tha se lodhja më e madhe vjen nga puna e papërfunduar. Kjo është një e vërtetë e madhe. Ndonjëherë lodhja e vërtetë përbëhet nga gjithçka që duam të bëjmë dhe nuk e bëjmë. Për të gjitha ato qëllime të përditshme që ne propozojmë dhe që nuk mund t’i arrijmë.

Ne ndihemi të frustruar, sepse niveli ynë i nevojës ose presionet e mjedisit janë shumë të larta. Në fund, lodhja mbush gotën dhe gota tashmë është plot. Ky është momenti që gjithçka na ikën nga duart.

Pra, çfarë duhet të bëjmë në këto raste, para së gjithash, duhet të bëhemi të vetëdijshëm për atë që po ndodh. Shterimi psikologjik është gjithmonë i pranishëm, ne duhet të parandalojmë që kjo “krijesë” të bëhet më e madhe, më e errët dhe më shtypëse.

3 lejet që duhen dhënë për t’i shpëtuar lodhjes mendore

1- Leja për t’u takuar përsëri

Ne jemi të burgosur nga shtresat e shqetësimeve, detyrave, anktheve, deri në atë moment që harrojmë veten. Le ti japim vetes leje për t’u takuar përsëri!

Le të përpiqemi të kalojmë të paktën një orë, çdo ditë, në një mjedis të qetë, pa, telefona, tableta…

2- Leja për vendosjen e prioriteteve

Kjo padyshim është një pikë esenciale. Mos harroni se është një prioritet që na identifikon, atë që duam, atë që na bën të lumtur. Pjesa tjetër do të jetë e mesme dhe nuk do të jetë e denjë për një investim të tillë emocional dhe personal nga ana jonë.

3- Leja për të qenë më pak kërkuese

Dita ka 24 orë dhe jeta, duam apo nuk duam ne, është e kufizuar. Ne mësojmë të jemi realë, marrim kohë pa ushtruar presion mbi vetveten dhe pa kërkuar që gjithçka të jetë e përsosur. Ndonjëherë është e mjaftueshme që çdo gjë të jetë e njëjtë si dje, me ekuilibrin e saj të përulur dhe paqësor.

Për të përfunduar, ndonëse jemi të vetëdijshëm se jetojmë në një botë të vështirë, mësojmë t’i pranojmë kufizimet tona: nuk mund të bëjmë gjithçka. Ne jemi të bërë nga lëkurë, mish dhe zemër që duhet të ushqehen me pushim, qetësi dhe kohë të lirë. Duhet të mësojmë t’i japim përparësi shëndetit tonë mendor…

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / giornodopogiorno.org

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com