Këshilla & Arsye

November 27, 2017 | 9:39

Loja për fëmijën është si puna për të rriturin

Loja është domosdoshmëri për fëmijën. Loja për fëmijën, është si puna për të rriturin. Loja ndodh dhe zhillohet vetëm në prani të të rriturit, të paktën gjatë periudhës 0-6 vjeç.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Është pikërisht loja në prezencë të të rriturit që fuqizon ndërthurjen mendje-trup. I vogli i njeriut po nuk luajti në prezencë të të rriturit dhe ai ta nxisë e t’i ruajë cilësinë e lojës, i vogli e ka shumë të vështirë të zhdërvjelltësojë atë përqëndrim, që i jep mundësi mendimit të arrijë atë stad pjekurie që zbut veprimin e furishëm të padurimit. Fëmijët po luajtën vetëm nuk e arrijnë këtë stad.

Në bazë të këtij principi është krijuar figura e mësuesit në shkollë apo e trajnerit në sport. I rrituri është mbështetja dhe dëshmitari i fëmijës që ai është i zoti. Është i rrituri që e nxit fëmijën të shijojë atë që ka arritur e të vazhdojë më tej duke ruajtur masën për të mos prishur lojën dhe duke ushqyer sigurinë që po ja del të realizojë atë që dëshiron

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top