Në fokus

August 30, 2017 | 9:22

Letra e një nëne/ “Unë isha duke vuajtur nga depresioni post-partum dhe kisha nevojë për ndihmë”

Djali doli nga trupi im në një turbullirë paniku dhe frike të madhe. Më thanë se ai fillimisht nuk qau, se madje kjo ishte një gjë normale për disa fëmijë… Por më pas të qarat dhe britmat e tij mbushën dhomën, dhe ndërsa të gjitha këto ndodhnin unë isha atje, por isha në gjumë!

Young woman suffering from postpartum depression

Sigurisht që kjo nuk ishte ajo që unë doja dhe kisha menduar në lidhje me lindjen time, nuk e kisha menduar aspak të kisha një lindje me operacion, por ndoshta në këtë mënyrë ndieja më pak frikë, më pak dhimbje. Unë lindjen time e kisha menduar të gëzueshme, të mahnitshme, të mrekullueshme! Por jo, për mua nuk ishte ashtu. Unë isha duke fjetur kur ai lindi, dhe madje nuk doja aspak të zgjohesha.

Orët pas lindjes së djalit rrethojnë mendjen time si pjesë të fragmentuara të një historie që në të vërtetë i përket dikujt tjetër. Foshnja që mua më dhanë ishte mbështjellë me një batanije ngjyrë blu dhe lëkura e tij ishte e pastër si një fletë trëndafili. Ai kishte një emër dhe ishte duke pritur të merrte ushqimin e tij të parë. Ai ishte duke pritur për mua, por me siguri për mua nuk ishte aspak fëmija im. Nuk ndjeva asgjë, e megjithatë në të vërtetë ai ishte djali im, dhe mbi të gjitha unë duhet të kujdesesha për të sepse isha nëna e tij.

Orët në repartin post-natal ishin të përziera me emocione të ndryshme, dita e parë e djalit ishte e mbushur me të qarat e tij dhe zemërimin tim, dhe ende nuk pashë askënd pranë meje, ah po, atje ishte vetëm një mami shumë e bukur në fazë praktike studentore. Ajo më ndihmoi por nuk mund të qëndronte përgjithnjë me mua, kështu kalova shumë orë duke menduar se pas të gjithave fëmija im do të vdiste. Isha gjithnjë duke pritur të “pashmangshmen”.

Natën e dytë shkova të bëja një dush dhe ajo ishte pjesë e vështirë pas një operacioni, dhe gjithsesi në atë moment doja të qëndroja “përgjithmonë” atje brenda, në dush. Nënat e reja kanë nevojë për ndihmë dhe ndërkohë mbaj mend që kam pasur pranë shumë vizitorë, por që asnjë prej tyre nuk dukej se qëndronte atje për mua, të gjithë ishin për fëmijën tim dhe askush nuk më shihte mua. Të gjithë sillnin dhurata dhe kartolina urimi, por askush nuk më jepte ndihmën që kisha nevojë. Nuk e kuptoja se përse po festonin. Ditën e tretë shkova në shtëpi, dhe unë nuk isha aspak gati për këtë. Isha e tmerruar kur mendoja të shkoja në shtëpi me këtë fëmijë, isha e lodhur nga të qënit vetëm me të. Në këtë moment doja të qëndroja në spital dhe të pezulloja për pak kohë jetën jashtë mureve të tij. Unë nuk isha gati për këtë jetë dhe nuk doja aspak të përballesha me të.

Por në fund të ditës të dy ishim në shtëpi, në atë të ftohtë Dhjetori ju rikthyem jetës tonë dhe unë tashmë duhej edhe të ushqeja fëmijën me gji, të paktën kjo ishte porosia e vetme që mjekët më dhanë pasi dola nga spitali, kjo ishte gjëja për të cilën ata u shqetësuan më shumë. Por unë nuk doja! Nuk doja aspak dhe nuk isha gati ta bëja këtë! Po filloja të mos ndihesha aspak mirë dhe për një moment dola para pasqyrës, fillova të qaja duke menduar se kush ishte kjo grua? E kujt ishte ajo plagë në bark? Tani kur e mendoj atë pjesë jetë dua të kthehem pas dhe të bërtas, të qaj dhe të tërbohem, të ndryshoj të gjitha emocionet dhe ngjarjet. Por ja që nuk mundem ta bëj këtë dhe më duhet të mësohem me idenë, duhet të filloj të bëj paqe me këtë pjesë të jetës edhe pse nuk ishte aspak normale. Po filloj të pranoj faktin se nuk isha aspak mirë. Unë isha duke vuajtur nga depresioni post-partum dhe kisha nevojë për ndihmë, ndihmën që nuk e mora kurrë por që tani nuk jam më vetëm!

Burimi ”përnënat.al”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top