Aktualitet

April 5, 2022 | 21:07

Lufta e pamëshirshme nuk kursen as kopshtet zoologjike në Ukrainë, luanët dhe tigrat do të vriten

Tmerri i luftës në Ukrainë godet edhe kafshët: fatlumët janë mbyllur në transportues ose janë mbështjellë me batanije të improvizuara dhe  janë dërguar larg padronëve të tyre në arrati. Por për shumë të tjerë, fati do të jetë mizor: shumë janë të braktisur, pa ujë dhe ushqim. Dhe të shumtë janë ata që, pasi kanë kaluar jetën në kafaze, tani do të rrëzohen për shkak se kopshtet zoologjike të tyre janë bombarduar.

Në ekoparkun e Kharkiv, të shkatërruar nga sulmet ruse, do të vriten tigrat, luanët dhe arinjtë, sepse nuk ka asnjë mënyrë për t’i transportuar, ka njoftuar themeluesi i Ecopark, Alexander Feldman në një video-mesazh, të cituar nga Ukrainska Pravda. “Ecoparku iku. Sot po merret një vendim, kemi një orë deri në mbrëmje, ose t’i vrasim të gjithë, t’i vëmë në gjumë, ose të mendojmë për transportin. Por nuk ka ku t’i dërgojmë.”
Në rajonin e Chernihiv, në veri të Ukrainës, nga ana tjetër, ka pasur masakra të vërteta të qenve dhe lopëve. Ndërkohë – siç raportohet në Telegram nga Tetiana Didenko, drejtoreshë e qendrës veterinare në Chernihiv – që nga fillimi i luftës, 26 kafshë kanë ngordhur nga sulmet në zemër të shkaktuara nga shpërthimet dhe një ka ngordhur nga një copëz rakete.

Didenko, tregon se është kujdesur për 250 kafshë, pa energji elektrike, ngrohje dhe lidhje, dhe me sasi minimale uji dhe ushqimi. Gjatë pushtimit rus në territoret përreth Kievit, u bombardua edhe kopshti zoologjik i fëmijëve në Yasnohorodka, në periferi të kryeqytetit ukrainas.

Në biopark, ndërsa disa kafshë ngordhën nga uria dhe të tjerat u sulmuan nga qen endacakë, disa, siç raportohet nga Daily Star, duket se janë përdorur si “praktikë objektivi” nga trupat ruse. Disa struca duket se u janë prerë edhe kokat për argëtim. Akim Akimenko, pronar i parkut Yasnohorodka Eco, i tha transmetuesit lokal MyKiev: “Kopshti ynë zoologjik është pothuajse tërësisht i shkatërruar. Kemi vështirësi të mëdha në ushqimin dhe mbajtjen e kafshëve. Ne po përpiqemi t’i evakuojmë ato dhe po kërkojmë ndihmë për të organizuar një korridor evakuimi”.

Ndërkohë, siç raporton Ukrinform, një mision shpëtimi është organizuar në një ekopark jashtë Kievit. Vullnetarët arritën të evakuojnë lamat, disa alpaka, pelikanë të rrallë rozë, deve, buall, lopë skoceze, gomarë dhe poni.

Më në fund, Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve zbulon edhe urgjencën tjetër: atë të kafshëve të kequshqyera që presin trenat për të siguruar sigurinë me pronarët e tyre. “Kur mbërritëm në stacionin e trenit Przemysl – në kufirin midis Polonisë dhe Ukrainës – zbuluam se veterinerët ishin plotësisht të rraskapitur,” tha organizata, duke shtuar: “Çdo ditë ekipi kujdeset për 200 mace dhe qen, duke mbërritur me tren në Poloni”. Para luftës, kompania e ushqimit për kafshët shtëpiake Kormotech vlerësoi se 8 milionë qen dhe mace të zbutura jetonin në0 Ukrainë.

Përgatiti O.T | Burimi ANSA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top