Mirëqenie

September 26, 2016 | 8:05

Lufta me peshën fitohet me strategji/ Dieta e një dite për 30-vjeçaret

Vendosini vetes rregulla

Mos e evitoni asnjëherë vaktin e mëngjesit. Mund të hani panine jo më shumë se dy herë në javë në vaktin e drekës dhe për pjesën tjetër të ditës zgjidhni një vakt me ushqime të ekuilibruara, me mish, peshk dhe perime. Paradite dhe pasdite mund të hani një frut ose kos, në mënyrë që të evitoni rënien e energjisë dhe të mos ktheheni nga puna me uri të madhe.

Bëni blerje të shëndetshme

Nëse nuk mund të blini perime të freskëta, zgjidhni perime të ngrira, të cilat ruajnë pothuajse të gjitha cilësitë ushqimore. Për sa u përket ushqimeve të konservuara kontrolloni sasinë e yndyrave, që nuk duhet të kalojë vlerën 5% dhe me sasi proteinash më shumë se 1.

Dieta e një dite për 30-vjeçaret

Mëngjes: 35-40 gr. tërshërë, 150 ml. qumësht i skërmuar me kafe; ose: 2 feta bukë e zezë, 2 lugë marmalatë light dhe një gotë kos. Paradite: 1 frut Drekë: 120 gr. mish ose 150 gr. peshk në zgarë, një pjatë perime të pjekura ose të gjalla, 40 gr. bukë integrale. ose një panine: 80 gr. bukë, 40 gr. proshutë ose djathë, perime të pjekura ose domate, 1 gotë lëng të shtrydhur. Pasdite: 1 fetë bukë e thekur me 1 fetë proshutë Darkë: 1 pjatë me perime, 70 gr. makarona apo oriz integral me salcë peshku, fruta deti dhe 10 gr. djathë, 1 frut .

Zgjidhni me mençuri vaktet e ndërmjetme

Të hash bashkë me fëmijët, është një moment që nuk duhet humbur, por në vend që të hani bukë me mjaltë, mund të zgjidhni një frut ose kos pa yndyrë.

Zvogëloni racionet

Pas shumë dietave drastike pa rezultat, me siguri e keni kuptuar se nuk mund të dobësoheni në këtë mënyrë. Më mirë hani gjithçka, por në sasi të reduktuara. Kështu që edhe vetë kënaqeni, por mbi të gjitha ulni në mënyrë të ndjeshme kaloritë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top