Mirëqenie

January 10, 2018 | 11:03

Luftoni plakjen e parakohshme me këtë ushqim

Seleni është elementi i vetëm që e mban njeriun të ri, të shëndetshëm e të fortë. Ai njihet më shumë si një antioksidues dhe katalizator për prodhimin e hormonit aktiv të tiroideve.

images

Pse kemi nevojë për selenin në parandalimin e plakjes dhe rënies së sistemit imunitar?

Nëse nuk marrim selen mjaftueshëm, qelizat tona do të jenë delikate përballë viruseve, kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe shenjave të tjera të plakjes së përshpejtuar.

Seleni dhe vitamina E janë sinergjist që së bashku veprojnë më fuqishëm. Si vitamina E dhe seleni janë antioksidantë dhe parandalojnë, ose të paktën ngadalësojnë plakjen.

Mendohet se doza ditore e zakonshme është e rëndësishme sepse: 

– ruan e elasticitetin në inde 
– ka efekt antikanceroz dhe antioksidues 
– forcon sistemin imunitar 
– trajtimin e gjendjeve tiroide
– sëmundjeve të zemrës
– ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e zbokthit,si dhe shumë problemeve të tjera të trupit.

Mungesa e selenit paraqitet me: lodhje, rënie e flokëve, hipertiroidizmi, sistemi i dobët imunitar etj.

Ushqimet që përmbajnë selen janë: mishi i viçit, mishi i pulës, peshku, drithërat, domatet, lakra, brokoli, spinaqi, hudhrat, qepet, ushqimet e detit,çokollata, arra, fara, produkte bulmeti, oriz kaf etj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top