Lifestyle

May 12, 2018 | 10:31

Luftoni rrudhat me limon, birrë dhe trëndafil…

Shfaqja e rrudhave në fytyrë është një shqetësim për shumë persona, pasi ndikon keq psikologjikisht, duke ulur vetëvlerësimin.

Shumë e gjejnë ngushëllimin te kremrat e ndryshëm por sa efektivë janë ato dhe a kanë efekte anësore?

Produktet pa përbërje natyrale nuk këshillohen nga dermatologët. Zgjidhja më e mirë janë përherë preparatet natyrale.

Nëse dëshironi të luftoni rrudhat provoni këtë preparat natyral në të cilin duhet të përdorni një limon, gjysmë gote birrë dhe gjysmë gote lëng trëndafili. Shtrydheni limonin dhe lëngun që përftohet përziejeni me birrën e lëngun e trëndafilit.

Pasi ta keni përzier mirë vendoseni preparatin në fytyrë. Për një përhapje sa më të mirë këshillohet të përdorni pak pambuk si ndihmës.

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top