Këshilla & Arsye

May 12, 2018 | 10:09

Shkaqet e kollës në shtatzëni, rreziqet dhe kurimi

Kolla në shtatzëni është një simptomë që nuk duhet të nënvlerësohet, por që duhet të trajtohet në mënyrë natyrore.  Gjatë shtatzënisë, shëndeti i gruas shpesh bëhet më i brishtë, kështu që mund të shfaqen ethe por edhe kollë.

Çfarë duhet të bëni në këtë rast?

Kolla në shtatzëni jo vetëm që është e bezdisshme, por nuk është edhe aq e lehtë për t’u kuruar. Megjithatë duhet të kujdeseni në mënyrë që të shmangni rreziqet për fetusin.

Si të kurojmë kollën në shtatzëni?

Zakonisht kollitja në shtatzëni mund të jetë një simptomë e rëndësishme, duke treguar se gruaja ka kaluar një grip.  Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme ta trajtoni atë menjëherë dhe mos e nënvlerësoni. Ilaçet duhet të shmangen në mënyrë që të mos krijohen probleme për fetusin.

Por zgjidhja më e mirë është që ta kuroni në mënyrë natyrale. E rëndësishme është që të kontaktoni edhe me mjekun në mënyrë që të monitorojë progresin e gripit.

Rreziqet e kollës në shtatzëni

Gjatë shtatzënisë fetusi mbrohet nga placenta për të mundësuar zhvillimin dhe rritjen e tij.  Megjithatë, mund të ndodhë që placenta të dëmtohet dhe fetusi të infektohet nga bakteret dhe viruset. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të ndalohet kolla.

Ndër metodat natyrale për të qetësuar kollën në shtatzëni është mjalti. Ju mund ta tresni në çaj, ose qumësht. Mund ta merrni edhe direkt me lugë para se të flini.  Gjithashtu i shkëlqyer është shurupi i qepëve që ka veti antibakteriale dhe dezinfektuese. Të gjitha këto mund të përgatiten në shtëpi.

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top